LAJMI I FUNDIT:

Infantino: Kampionati Botëror më i miri ndonjëherë

Infantino: Kampionati Botëror më i miri ndonjëherë
Gianni Infantino (Getty Images)

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka cilësuar Kupën e Botës “Rusia 2018” si Kampionatin Botëror më të mirë ndonjëherë.

Kampionati Botëror ka arritur në fazën finale, ku trofeu do të diskutohet të dielën nga ora 17:00 në finalen e madhe në mes të Francës dhe Kroacisë.

Ky botëror ka dhuruar emocione të mëdha dhe ndeshje interesante, teksa përgëzimet më të mëdha ka pasur presidenti Infantino, i cili e ka cilësuar si më të mirin ndonjëherë.

Infantino: 48 kombëtare mund të marrin pjesë në Botërorin e Katarit
Lexo po ashtu Infantino: 48 kombëtare mund të marrin pjesë në Botërorin e Katarit

“Disa vite më parë, unë thashë se ky do të ishte Kampionati Botëror më i mirë ndonjëherë. Sot mund të them me bindje të re, është Kupa Botërore më e mirë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Infantino në një konferencë shtypi në Moskë.

“Ne kemi pasur 98 për qind të stadiumeve të mbushura, më shumë se një milion tifozë që udhëtuan nga jashtë, më shumë se tre miliardë shikues në TV”.

“Në kanalet digjitale të FIFA-s, përmbajtja është parë më shumë se 11 miliardë herë, pati shtatë milionë vizitorë në festat e tifozëve, sukses i madh me VAR-in dhe anti-dopingu ka dhënë teste të papara deri më tani”.

Zyrtare: FIFA konfirmon datat e Botërorit 2022, do të luhet në dimër
Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA konfirmon datat e Botërorit 2022, do të luhet në dimër

“Kemi pasur vetëm një ndeshje që ka përfunduar 0-0 dhe kemi pasur disa ndeshje të mira, të gjitha kishin shumë emocione”

“Edhe në anën organizative, niveli i përsosmërisë në infrastrukturë në stadiume, aeroportet, hotelet, transportin, sigurinë, niveli i përsosmërisë operacionale ka qenë vërtet, vërtetë i pashembullt”, përfundoi Infantino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori