Iluzioni optik i një qeni që "kaloi nëpër mur" për një sekondë shpejt u bë një hit, duke lënë shumë përdorues të Reddit të mahnitur.

Një video në të cilën duket sikur një qen po kalon nëpër një mur është përhapur në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta, raporton mediumi britanik Daily Mail.


Iluzioni optik në të cilin duket se për një sekondë koka e një qeni kaloi nëpër mur, shpejt u bë një hit dhe la shumë përdorues të Reddit në habi, transmeton Telegrafi.

38989254 9233689 image m 24 1612710950692

Një video e postuar në Reddit tregon qartë një qen u sjellë rreth një gruaje dhe në një moment vendos putrat e përparme në mur dhe në atë moment koka i 'zhduket'.

Në një pjesë të sekondës, duket sikur qeni ka kaluar nëpër mur, por një moment më vonë është e dukshme që qeni përsëri po ecën rreth gruas që qëndron pranë murit.

38989258 9233689 The video then shows the dog walking towards the wall and appear a 26 1612711026656

38989256 9233689 image a 27 1612711026711

Të inspiruar nga filmat e Harry Potter, shumë përdorues të Reddit e kanë quajtur qeni ‘Harry Potter Dog’ dhe kanë shkruar se edhe ai po përpiqet të kapë një tren për në Hogwarts. /Telegrafi/

38989264 9233689 After a split second the dog s head appears behind the woman s l a 9 1612789755888