LAJMI I FUNDIT:

Ilir Shaqiri publikon këngën e re “Udhët e gjyshit” me nipin e tij Alte Shaqiri

Ilir Shaqiri publikon këngën e re “Udhët e gjyshit” me nipin e tij Alte Shaqiri

Këngëtari i njohur, Ilir Shaqiri, ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Udhët e gjyshit”, një projekt artistik që e ka bashkuar atë me nipin e tij, Alte Shaqiri.

Kënga e re është lançuar së bashku me një videoklip, në të cilin shfaqen tre brezat e familjes Shaqiri.


Videoklipi e paraqet Ilir Shaqirin së bashku me djalin e tij Korabin, i cili zuri vendin tek piano, dhe Alten, i cili e shoqëron gjyshin e tij në këngë.

Foto: Ilir Shaqiri/YouTube

Zgjedhja e titullit “Udhët e gjyshit” nuk është e rastësishme. Kjo këngë është një ripërtëritje e këngës së mirënjohur “Udhët e mia”, e kënduar nga Ilir Shaqiri vetë shumë vite më parë.

Foto: Ilir Shaqiri/YouTube

Teksti i kësaj kënge ka dalë nga duart e Izet Rracit dhe të vetë Ilir Shaqirit dhe me orkestrim të Korab Shaqirit, duke e bërë këtë projekt edhe më personal dhe me peshë për Shaqirin.

Fansat e Ilir Shaqirit, si dhe adhuruesit e muzikës autentike shqiptare, padyshim do ta mirëpresin këtë këngë të re me entuziazëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori