LAJMI I FUNDIT:

Ilir Mustafa: Kam një ofertë konkrete, por nuk hyj në bisedime pa përfunduar marrëveshja me Malishevën

Ilir Mustafa: Kam një ofertë konkrete, por nuk hyj në bisedime pa përfunduar marrëveshja me Malishevën
(Foto: Facebook/Ilir Mustafa)

Ilir Mustafa është njëri nga lojtarët që ka dhënë kontribut shumë të madh në edicionin e sapo përfunduar të Superligës së Kosovës që Malisheva ta sigurojë mbijetesën dhe të jetë pjesë e Superligës së Kosovës edhe sezonin e ardhshëm.

Mesfushori 26 vjeçar ka thënë se arritja e objektivit që Malisheva të mbetet në Superligë ishte një arritje e madhe edhe pse nuk ishte aspak e lehtë.


“Patjetër që objektivi i Malishevës ishte që këtë vit të qëndroj në Superligë dhe ia arritëm me sukses, së dyti ishte tepër e vështirë duke u bazuar që ishte hera e parë e klubit në Superligë dhe ishim shume të nënvlerësuar nga të gjitha ekipet, por që ja dolëm me sukses”, ka thënë fillimisht Mustafa.

(Foto: Facebook/Ilir Mustafa)

Ai më pas duke folur për KosovaPress, u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit që ta ruajnë baza e skuadrës dhe që në këtë afat kalimtar të sillen disa futbollistë cilësorë në mënyrë që skuadra të jetë edhe më kompetitive në sezonin e ardhshëm.

“Sa i përket lëvizjeve nuk mund ta di çfarë plane ka kryesia e klubit, por që për mendimin tim duhet ta ruajë bazën dhe të transferojë disa futbollistë cilësorë që të jetë arrë më e fortë në stinorin që vjen”, ka deklaruar lojtari.

Mustafa në fund foli edhe për të ardhmen e tij. Ai zbuloi se kontrata aktuale me Malishevën i skadon këtë vit dhe se është në bisedime me klubin për vazhdimin e saj. Ai shtoi se ka interesim konkret nga një skuadër e Suprligës së Kosovës, por do ta respektojë kontratën dhe për shkak të kësaj nuk do të bisedojë me klube të tjera.

“Kontrata me Malishevën skadon këtë vit, por do të negociojmë së pari me klubin. Nëse e arrijmë gjuhën e përbashkët apo jo, pastaj mund të flasim më gjerësisht. E kam një ofertë konkrete nga një skuadër e Superligës së Kosovës, por pa përfunduar marrëveshja me Malishevën nuk futem ne bisedime me asnjë ekip tjetër”, ka theksuar tutje mesfushori.

Ndryshe, Malisheva e siguroi qëndrimin në elitën e futbollit të Kosovës pasi e mposhti Vushtrrinë në ndeshjen e barazhit me rezultat 3-0.

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori