LAJMI I FUNDIT:

Ilir Latifi flet për metodat stërvitore, miqësinë me Alexander Gustafsson dhe mundësinë e përballjes me të

Ilir Latifi flet për metodat stërvitore, miqësinë me Alexander Gustafsson dhe mundësinë e përballjes me të
Ilir Latifi (Foto: Codie McLachlan/Getty Images/Guliver)

Faqja zyrtare e UFC-së e ka publikuar një intervistë me titull “Pesë pyetje me Ilir Latifin”, ndërsa në fillim theksohet se 35-vjeçari po ngritet vazhdimisht në këtë garë dhe se nëse gjërat shkojnë mirë në UFC 232, ai mund të jetë rrugës drejt një suksesi të madh.

Ylli shqiptar i UFC-së do të përballet me Corey Anderson në kategorinë e lehtë të divizionit të peshave të rënda, në meçin që zhvillohet në ‘The Forum’ në Inglewood të Kalifornisë të shtunën (me kohën tonë të dielën, 30 dhjetor dhe pritet të fillojë rreth orës 04:30).


Gjatë intervistës, Iliri ka folur për kombinimin e metodave të tij stërvitore dhe miqësinë me Alexander Gustafsson.

I pyetur për ndeshjen e fundit, lëndimin dhe përgatitjen për meçin e ri, ai është përgjigjur: “Dueli i fundit ishte një përvojë e shkëlqyer, por duhet të vazhdosh tutje. Të stërvitesh dhe të zhvillohesh, ndërsa tani është një përballje e re, që do të thotë se është një përqendrim i ri”.

Gjithçka që dëshironi të dini për Ilir Latifin
Lexo po ashtu Gjithçka që dëshironi të dini për Ilir Latifin

Duke i komentuar videot nga stërvitjet, Latifi ka thënë: “Sipas meje, stërvitjet që i bën duhet të jenë praktikë për atë që bën në duele, mirëpo ushtrimet duhet të jenë edhe argëtuese. Duhet të bësh llojllojshmëri dhe ndryshime ambientesh, prandaj mua më pëlqen të bëj shumë stërvitje jashtë dhe të gjitha llojet e stërvitje në ambient të hapur, kështu që është bukur”.

Sa i përket zhvillimit të tij të vazhdueshëm në këtë sport, Ilir është shprehur: “Gjithmonë përpiqem ta çoj në nivel tjetër sportin tim luftarak dhe ta kuptoj lojën, dhe mendoj se ky është një faktor i rëndësishëm në një sport luftarak – të gjesh armë të reja dhe mënyra të tjera të luftimit. Kjo është pjesa kryesore ku e shpenzoj kohën”.

Lidhur me miqësinë me Gustafsson dhe vëmendjen që i kushton duelit të tij, 35-vjeçari ka theksuar: “Jam i përqendruar te meçi im. Kam rutinën time që duhet ta bëj, por natyrisht, jemi ekip dhe kemi ardhur këtu si ekip, dhe kemi pasur një kamp të përbashkët, prandaj padyshim që i kushton vëmendje asaj që ndodh përreth, megjithatë gjithmonë duhet të jesh i fokusuar te dueli yt”.

Iliri është pyetur se si do të vepronin në rast se ai dhe Gustafsson do të viheshin përballë njëri-tjetrit, ndërsa përgjigja e tij ishte: “E bëjmë shpesh këtë bisedë dhe kemi një plan se çfarë do të bëjmë, prandaj nëse rrethanat janë të tilla, atëherë do të zgjidhim. Nuk ka kurrfarë shqetësimi”.

Në të kaluarën është përmendur një marrëveshje miqësore mes dy yjeve të UFC-së, sipas të cilës ata nuk do të përballeshin me njëri-tjetrin. Thuhej se Latifi dhe Gustafsson ia kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit që kurrë nuk do të luftojnë në mes veti.

Madje është thënë se ata do të ndërrojnë edhe kategorinë nëse është nevoja, njëri do të qëndrojë në peshat e lehta, tjetri do të ngjitet në ato të rënda. Kjo vetëm që të mos luftojnë mes vete. Pritet të shihet veprimi i tyre në rast se vërtet do të caktohej një meç që do ta përfshinte Ilirin dhe Gustafssonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori