Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook ka treguar masat që sipas tij duhet të merren nga garnitura e ardhshme qeverisëse, që në 100 ditët e para.
Përndryshe, siç ka vlerësuar Deda, ikja vazhdon dhe izolimi rritet.
Në këtë drejtim, Deda, në rrafshin e brendshëm, ndër tjerash ka përmendur masat që duhet të ndërmerren për zhvillimin ekonomik, si dhe ngritjen e besimit dhe mirëkuptimit me bashkësitë minoritare etnike dhe hapat drejt luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe hapat në rrafshin ndërkombëtar, duke përmendur edhe taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
“Nuk do të ketë shumë kohë për konsolidim. Qeveria e re duhet të ndërtojë platformë në dialog me Serbinë që ta ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje optimale për vetëqeverisjen e serbëve në Kosovë”, ka shkruar Deda.
Më poshtë e keni postimin e tij të plotë në Facebook:
Përtej politikës ditore, që në masë të madhe nuk vlenë as të përcillet, fokusi kryesor duhet të jetë në atë se çka e pret Qeverinë e ardhshme (e cila duhet t’i ketë maksimum 15 ministri).
Që të ketë çfarëdo suksesi garnitura e ardhshme qeverisëse, të gjithë duhet t’i dijnë cilat masa duhen të mirren, dhe cilat janë çështjet prioritare që duhen të zgjidhen – dhe atë në 100 ditët e para. Ose ikja vazhdon, dhe izolimi rritet.
Ja një listë, me disa nga prioritet, në rrafsh të brendshëm dhe të jashtëm.
Në rrafshin e brendshëm, brenda 100 ditëve të para:
1. Duhet të ndërrmiren masa për zhvillim ekonomik dhe punësim, duke i siguruar më së paku € 200 milion për këtë, ose ikja vazhdon. Gjithashtu, duhet rishikim i thellë i buxhetit që të çbllokohen paratë nga asfallti dhe të drejtohen në investim ekonomik.
2. Ngritje thelbësore e besimit dhe mirëkuptimit me bashkësitë minoritare etnike.
3. Duhet të ndërrmiren hapa të shpejtë për çkapje të shtetit, hapat e guximshëm për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar duke a) bërë kallëzim penal për keqpërdorim të buxhetit publik në të gjitha ministritë ku diçka e tillë ka ndodhë; b) duke goditur rrjetet kriminale në vend; c) departizim të bordeve të agjensioneve publike dhe uljen e numrit të tyre; d) fillimin e hetimit të pasurisë së paligjshme të figurave me profil të lartë. (Po, brenda 100 ditëve të para). Ose ikja vazhdon.
4. Pastrimin e listave të veteranëve të rrejshëm dhe pastrim të listave të përfituesve të rrejshëm të skemave të ndryshme sociale.
5. Ah po, edhe do të fillojë ngritja e aktakuzave ndaj figurave kyqe politike nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale. Qëndrimi i Qeverisë së re nuk guxon të jetë folklorik.
Ose ikja vazhdon.
Në rrafsh ndëkombëtar, Kosovës nuk do t’ja “vesin letrat” dhe brenda 100 ditëshit të parë do të përballet me pritje të përfundimit të dialogut me Serbinë, dhe aty pritet që Kosova:
1. Menjëherë ta suspendojë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës;
2. Nuk do të ketë shumë kohë për konsolidim. Qeveria e re duhet të ndërtojë platformë në dialog me Serbinë që ta ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje optimale për vetëqeverisjen e serbëve në Kosovë.
Nuk ka “nuk munden”, vetëm “duhet”. Ose pason izolimi më i thellë, e ikja nga Kosova do të vazhdojë. (sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City