LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja vetëm trajneri i 12-të që do të defilojë në BKT Superligë këtë sezon –Sermaxhaj dhe Dajaku japin mendimet për ndryshimet e rralla të trajnerëve

Ilir Daja vetëm trajneri i 12-të që do të defilojë në BKT Superligë këtë sezon –Sermaxhaj dhe Dajaku japin mendimet për ndryshimet e rralla të trajnerëve

Trajneri i njohur shqiptar, Ilir Daja, ka marr ‘timonin’ e skuadrës së Ballkanit, pasi këta të fundit para vitit të ri kishin larguar Bekim Isufin.

Gjilanasi Isufi iu bashkua Zekirija Ramadanit, si të vetmit trajner që u larguan në stinorin vjeshtor.

Tetë nga dhjetë ekipet që garojnë në Superligë, kanë vendosur tua besojnë punën trajnerëve aktual që i kanë.

Gjilani që e mbylli si kampion vjeshtor i ka besuar nga fillimi trajnerit Ismet Munishi, i cili në fund i dërgoi në pozitën e parë.

Drita tash e disa vite i beson Ardian Nuhiut, i cili më parë i ka shpallur kampion.

E Ilir Daja aventurë e tij do ta nis nga pozita e tretë, ku aktualisht është Ballkani, me 33 pikë, dy më pak se Gjilani dhe një më pak se Drita.

Llapi tash e një kohë ka në krye Tahir Batatinën, i cili edhe pas nisjes së vështirë, arriti t’i rikuperojë pikët dhe të kap pozitën e katërt.

Prishtina në anën tjetër është klubi i vetëm që së bashku me Ballkanin, kanë ndërruar trajnerët. Te kampionët në fuqi e nisi Zekirija Ramadani, ndërsa më pas u zëvendësua me boshnjakun Abdulah Ibrakovic.

Skuadrat e mbijetesës, ua besojnë punën trajnerëve aktual

Ajo që ka ndryshuar për dallim nga vitet e shkuara, klubet që janë në pjesën e poshtme të renditjes, kanë vazhduar tu besojnë trajnerëve që i kishin nga fillimi i sezonit.

Drenica  me Tahir Lushtakun, Malisheva me Arsim Thaqin, Dukagjini me Armend Dallkun, Ulpiana me Edlir Tetovën dhe Feronikeli me Faruk Elshanin, pritet të fillojnë në pranverë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajneri Samir Sermaxhaj dhe ish-futbollisti Taulant Dajaku, komentojnë lëvizjet e pakta të trajnerëve këtë vit

Trajneri i njohur, Sami Sermaxhaj, që ka drejtuar klube të njohura si Prishtina, Ballkani, Drenica, Ulpiana dhe Ramiz Sadiku, ka thënë se klubet po bëjnë mirë që po ju besojnë më shumë trajnerëve.

“Normalisht klubet po vetëdijesohen që po iu besojnë më shumë trajnerëve, pasi largimi i shpeshtë i trajnerëve, sjell probleme si në aspektin financiar, ashtu edhe në aspektin sportiv në klub”.

“Ndërrimi i shpeshtë më shumë ju sjell probleme klubeve, se sa trajnerëve”.

“Më së miri ka vepruar Drita në vitet e fundit, që i ka besuar trajnerit (Ardian Nuhiut) aktual punën, pasi një herë i shpalli kampion dhe një herë i dërgoi në Evropë. Kjo tregoi se ky klub kanë nivel të mirë të organizimit”, ka thënë Sermaxhaj për Telegrafin.

Ai tutje shtoi se Ballkani ka marr një trajner shumë të mirë: “Ilir Daja është një trajner shumë i mirë me suksese të mëdha. Ai do të jetë një vlerë për futbollin tonë”.

“Klubet tona duhet tu besojnë më shumë trajnerëve kosovarë, e jo të mendojnë që nëse flet anglisht, italisht apo serbisht është më i zoti në punën që bën”, nënvizoi ai.

Ish-futbollisti i njohur Taulant Dajaku, që ka luajtur me klube si Drenica, Prishtina, Ferizaj dhe Trepça ’89, ka thënë se tregu i varfër, por edhe se ndryshimet në postet e trajnerëve, nuk do të sjellin ndryshime të mëdha në skuadra, kanë bërë që klubet të jenë më qeta në këtë aspekt.

“Mendoj se kjo po ndodh edhe për faktin se ne tregun kosovar të trajnerëve janë konsumuar shumica e trajnerëve që janë në qarkullim dhe nuk është se kanë sjell aq shumë suksese”.

“Mendoj se tregu i stërvitjes është i varfër, ndaj edhe disa ekipe nuk po ndryshojnë dot trajner se e dinë që ndryshimi do jetë i përafërt dhe jo thelbësor. Pastaj kemi një grup tjetër. Kemi skuadra që kanë investime serioze dhe buxhet të mirë dhe bëjnë këto ndërrime, si Prishtina dhe Ballkani”, deklaroi Dajaku për Telegrafin.

Daaku shtoi se stabiliteti i punës së trajnerëve, aktualisht ka të bëjë me mungesën e këtij profili në vend, e jo për arsye të aspektit sportiv dhe mendimit afatgjatë.


Trajnerët e sezonit 2021/22

Gjilani – Ismet Munishi

Drita – Ardian Nuhiu

Ballkani – Bekim Isufi, Ilir Daja

Llapi – Tahir Batatina

Prishtina – Zekirija Ramadani, Abdulah Ibrakovic

Drenica – Tahir Lushtaku

Malisheva – Arsim Thaqi

Dukagjini – Armend Dallku

Ulpiana – Edlir Tetova

Feronikeli – Faruk Elshani


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori