LAJMI I FUNDIT:

Ikja e qytetarëve nga Kosova, 31 për qind e tyre thonë se do të largoheshin përgjithmonë (Grafika)

Ikja e qytetarëve nga Kosova, 31 për qind e tyre thonë se do të largoheshin përgjithmonë (Grafika)

Viteve të fundit ndonëse ende nuk ka të dhëna të sakta, qytetarët po vazhdojnë ta largohen nga Kosova, e kjo po ndodh për arsye të ndryshme.

Në një hulumtim të bërë së fundmi nga organizata Demokracia për Zhvillim D4D, 31.4 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se do ta lëshonin Kosovën përgjithmonë.


Si arsye të largimit të tyre 26.0 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të largoheshin nga Kosova për faktin se mund të gjejnë punë më lehtë, të punojnë pavarësisht nga prapavija akademike që kanë dhe të paguhen arsyeshëm, shkruan Telegrafi.

Po ashtu nga 15 vendet që janë dhënë si opsione në këtë hulumtim se ku do të emigronin qytetarët që do të largoheshin nga Kosova, në vendin e parë është Gjermania me 28.3 për qind të qytetarëve që kanë zgjedhur si vend për të emigruar, pastaj Zvicra me 26.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 10.2 për qind.

Të pyetur se sa janë gjasat për gjetjen e një vendi të punës jashtë vendit në krahasim me vendin tuaj, 56.5 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se gjasat janë shumë më të mëdha.

Por, pavarësisht kësaj 40.6 për qind e respodentëve që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim nga D4D, kanë deklaruar se nuk do ta lëshonin Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori