LAJMI I FUNDIT:

Iker Casillas vazhdon me postime të çuditshme në Twitter

Iker Casillas vazhdon me postime të çuditshme në Twitter

Iker Casillas po vazhdon me postime të çuditshme në Twitter, derisa pak ditë më parë shkak rrëmujë në rrjetet sociale.

Legjenda e Real Madridit dhe Spanjës kishte bërë një postim në këtë rrjet social, duke thënë se është homoseksual.


Pas tij, legjenda tjetër e spanjollëve dhe e Barcelonës, Carles Puyol, i reagoi me koment, duke thënë se është koha ta tregojnë historinë e tyre.

Mirëpo, disa orë më pas, Casillas kërkoi falje për atë postim, nën arsyetimin se llogaria e tij është hakuar.

Por, spanjolli tani ka vazhduar me një tjetër postim të çuditshëm, duke thënë se do ta godiste vetën shtatë herë në testikuj.

“Dua të godas shtatë herë veten në testikuj”, shkroi Casillas në Twitter duke i habitur të gjithë përsëri.

Duket se këtë koment, legjenda spanjolle e bëri për humbjen 3-2 të Real Madridit ndaj RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, por që ishte një postim vërtetë befasues. /Telegrafi/