LAJMI I FUNDIT:

Igli Tare takohet me menaxherin e Liridon Latifit

Igli Tare takohet me menaxherin e Liridon Latifit

Liridon Latifi me shumë gjasa do ta vazhdojë aventurën në një kampionat të huaj gjatë afatit kalimtar të verës.

Një nga destinacionet më të mundshme është Lazio, që prej disa muajsh interesohet për mesfushorin e Skënderbeut.


Kjo pistë bëhet edhe më e mundshme nga një takim mes drejtorit sportiv të klubit italian, Igli Tare, me menaxherin e lojtarit, Shkumbin Qormemeti.

Është ky i fundit që sot ka postuar në “Instagram” një foto duke drekuar me ish-sulmuesin e Kombëtares.

Mediat përtej Adriatikut raportuan se Tare ishte në stadiumin e Palermos jo vetëm si tifoz, por edhe për ta parë nga afër 23-vjeçarin në ndeshjen e Kombëtares me Italinë më 24 mars, shkruan oranews.

Drejtuesi bardhekaltër synon të përfitojë nga fakti që Latifit i përfundon në qershor 2018 kontrata me Skënderbeun, ndaj klubi korçar me shumë mundësi nuk pritet të bëjë rezistencë të madhe sa i takon aspektit financiar.

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori