LAJMI I FUNDIT:

Idriz Balani prezanton 65 vepra arti në Muzeun Historik në Tiranë

Idriz Balani prezanton 65 vepra arti në Muzeun Historik në Tiranë

Skulptori Idriz Balani prezanton para publikut në ekspozitën e tij personale rreth 65 vepra arti. Në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita përmban jo vetëm figura historike, por dhe personalitete të tjera, si dhe portrete të ndryshme.

Vepra si “Ismail Qemali”, “Vallja e Osman Takës”, “Skënderbeu”, si dhe figura të tjera vijnë të punuara në bronz, mermer, etj.


Ekspozita është e kuruar nga Skënder Boshtrakaj dhe skulptori Idriz Balani tregon se këto vepra që ekspozohen janë sintezë e jetës e punës artistike krijuese. Në ekspozitë pasqyrohet puna, duke filluar që nga veprat e para deri në ato të fundit, që janë pjesë e eposit heroik të popullit tonë në luftërat për çlirim.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 10 tetor.