LAJMI I FUNDIT:

Idiotët letrarë

Idiotët letrarë

Letër nga: Charles Bukowski
Për: Neeli Cherkovski
Përktheu: Fadil Bajraj

(20 nënor 1970)


(***) Guggenheim, gjitha ato çmime dhe grante – e di si bëhen – më shumë para u jepet njerëzve që kanë para.

Mutsihane, e di një profë, mik i Corringtonit, s’di t’i shkruajë as dy fjalë të hairit … ai e fiton çmimin për çdo vit … zakonisht po të njëjtin … dhe ai ia mësyn njëfarë ishulli dhe punon në njëfarë projekti, ndërkohë ende e merrë gjysmën e rrogës duke mos bërë gjë në Universitetin ku gjoja është dashur të ligjëronte.

Në njërin nga udhëtimet e tij në ishull e ka përpiluar një antologji, bile edhe mua më ka përfshirë në të, ama nuk ka pasur bile as një grimë mirësjellje për t’ma dërguar një kopje. “Plaku, i vdekur në një dhomë,” e ka futur në të. tash, kësaj i është dashur goxha imagjinatë, apo jo?

Do të jem një plak i vdekur në një dhomë, boll shpejt, derisa ata vazhdojnë t’i ushqejnë me lugë këta idiotë letrarë.

(***) E, unë, bile as nuk di se ku mund t’i gjej formularët për t’i fituar ato çmime të tija të mutsihanta. edhe po ta bëja një gjë të tillë, ata sall do të ma kthenin përgjigjen, “Na vjen keq, por …”

Epo, e gjithë kjo më ndihmon që të jem i pastër, përnjëmend. (***)

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori