Identifikohen raste të falsifikimit dhe certifikatave të rreme në emër të Agjencisë së Punësimit, apelohet për kujdes

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës/APRK, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se kohëve të fundit janë identifikuar disa raste të falsifikimit dhe shitjes së certifikatave të rreme në emër të institucionit përmes platformave online dhe rrjeteve sociale!
Sipas një njoftimi postimi në rrjetin social në Facebook Agjencia bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.
" Çdo certifikatë e lëshuar nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, është e verifikueshme përmes kanaleve zyrtare dhe lëshohet vetëm sipas procedurave ligjore në fuqi. Blerja apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi", thuhet në njoftim.
Po ashtu Agjencia e Punësimit fton të gjithë qytetarët që në rast se hasin në oferta të tilla apo dyshime për falsifikim, t’i raportojnë menjëherë pranë organeve kompetente ose drejtpërdrejt në Agjencinë e Punësimit. /Telegrafi/





















































