LAJMI I FUNDIT:

Icardi nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Lazios, Spalletti: Ka ndodhur diçka të premten që duhet ta shqyrtoj

Icardi nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Lazios, Spalletti: Ka ndodhur diçka të premten që duhet ta shqyrtoj
Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Luciano Spalletti ka konfirmuar se Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez nuk janë përfshirë në skuadrën e Interit për ndeshjen e të dielës kundër Lazios.

Prej se iu mor shiriti i kapitenit (më 13 shkurt), Icardi nuk është përfshirë në ekipin e Nerazzurrëve, ndërsa gjatë javës që lamë pas, ai ishte paraqitur në stërvitje të plota, duke lënë të kuptohet se mund të luante ndaj Biancocelestëve.

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Lautaro është lënduar dhe kjo gjë i shtonte gjasat që të luante 26-vjeçari, mirëpo Mauro as që është përfshirë në skuadrën e plotë, ndërsa arsyet janë përsëri të paqarta.

Të gjitha lajmet nga Mauro Icardi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mauro Icardi

“Në disa mënyra, ishte sikur të na vinte një lojtar i ri, sepse ai nuk ka qenë me ne për një kohë të gjatë. Duke marrë parasysh atë që kë ndodhur së fundmi, duke përfshirë edhe të djeshmen (e premte), mendoj se nuk është në gjendje t’u ndihmojë bashkëlojtarëve në këtë ndeshje. Prandaj nuk do të ftohet”.

“Duhet të marr parasysh gjithçka, nga periudha e mëparshme e deri në ditën e djeshme. Ai është stërvitur me ne gjatë gjithë javës, diçka ndodhi dje që më duhet ta shqyrtoj. Stërvitjet janë vendimtare. Për ndeshjet e ardhshme, do të shohim”, ka thënë Spalletti në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori