Besohet se Icardi ka arritur marrëveshje transferuese me Interin, që po kërkon të bëjë revolucion ekipor para sezonit të ardhshëm.

“Unë jam i ngazëllyer që dëgjoj këto spekulime. Spekulimet për transferime nuk janë për mua. Por, më vjen mirë që po lidhem me Interin. Është ekip i madh me shumë lojtarë legjendarë nga Argjentina. San Siro është stadium i bukur që gjithmonë do të mbaj në kujtime”.


“Unë nuk kam luajtur ende atje. Dy herë kam shkuar me ekipin, dy herë kam qenë në pankinë”.

“Për ne argjentinasit, Zanetti është mit. Ai është kampion i madh dhe më vjen keq për lëndimin e tij. Jam i sigurt se ai do të kthehet. Më vjen mirë kur më krahasojnë me Militon. Por, unë jam ende larg tij”, ka deklaruar Icardi. /Telegrafi/

telegrafi sport app