LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic operohet dhe shkruan një mesazh emocionues: Kam bërë vetëm 10 stërvitje në gjashtë muajt e fundit shkaku i dhimbjes

Ibrahimovic operohet dhe shkruan një mesazh emocionues: Kam bërë vetëm 10 stërvitje në gjashtë muajt e fundit shkaku i dhimbjes

Zlatan Ibrahimovic ka kryer një operim në gju, operim që do ta lë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë prej tetë muajsh.

Sulmuesi suedez ka treguar se për një kohë të gjatë ka luajtur i lënduar me dhimbje të mëdha në ligamentin e gjurit të majtë.


40-vjeçari sakrifikoi shumë vetëm e vetëm që Milani ta fitoj titullin e kampionit në Serie A pas 11 vitesh pritje.

Suedezi ka shkruar gjerë e gjatë për sakrificat që ka pasur duke treguar se në gjashtë muajt e fundit ka bërë vetëm 10 stërvitje me ekipin shkaku i dhimbjes së madhe që kishte.

“Për gjashtë muajt e fundit kam luajtur pa ligament në gjurin tim të majtë. Gjuri im ka qenë i ënjtur për gjashtë muaj. Kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muajt e fundit. Më janë dashur më shumë se 20 injeksione në gjashtë muaj”.

“Për gjashtë muaj e kam zbrazur gjurin nga ujërat një herë në javë. Mezi kam fjetur gjumë për shkak të dhimbjeve për gjashtë muaj. Asnjëherë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës. Bëra diçka të pamundur në diçka të mundshme”.

“Në mendjen time kisha vetëm një objektiv, t’i bëja shokët dhe trajnerët e mi kampionë të Italisë, pasi ua kisha premtuar. Sot kam një ligament të ri dhe një trofe më shumë”, ka shkruar Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic nuk përmbahet në zhveshtore duke rrotulluar edhe tavolinën dhe ndez atmosferën: Tani Italia i përket Milanit
Lexo po ashtu Ibrahimovic nuk përmbahet në zhveshtore duke rrotulluar edhe tavolinën dhe ndez atmosferën: Tani Italia i përket Milanit

Reprezentuesi suedez këtë edicion zhvilloi 27 ndeshje me Milanin, ku kontribuoi me tetë gola e tre asistime në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori