LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic nuk përmbahet në zhveshtore duke rrotulluar edhe tavolinën dhe ndez atmosferën: Tani Italia i përket Milanit

Ibrahimovic nuk përmbahet në zhveshtore duke rrotulluar edhe tavolinën dhe ndez atmosferën: Tani Italia i përket Milanit

Milani ka arritur ta kurorëzojë me titull të kampionit një edicion të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit italian.

Rossonerët fituan ndeshjen e fundit në kampionat me rezultat 0-3 në udhëtim te Sassuolo për tu shpallur kampion të Italisë për herë të 19 në histori të klubit.


Festë e madhe ka qenë në stadium, dhoma të zhveshjes e në qytetin e Milanos pas titullit të fituar.

Por njëri nga lojtarët që është përkujdesur për atmosferën në ekip ka qenë Zlatan Ibrahimovic.

Ylli boshnjak ka mbajtur një fjalim të madh para shokëve të skuadrës në zhveshtore dhe krejt në fund për ta ndezur atmosferën ka rrotulluar edhe tavolinën.

Ibrahimovic duke pirë puro, lotët e Leaos: Momentet më të mira nga festimet për titull të Milanit
Lexo po ashtu Ibrahimovic duke pirë puro, lotët e Leaos: Momentet më të mira nga festimet për titull të Milanit

“Në fillimin e sezonit, askush nuk besonte te ne, por nga e gjitha kjo ne u bëmë më të fortë. Jam shumë krenar për të gjithë ju, prandaj më bëni një nder; festoni si kampionë sepse nuk është Milano që i përket Milanit, është Italia që i përket Milanit”, deklaroi Ibrahimovic.

Video e fjalimit të suedezit në zhveshtore është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori