LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic flet për 40 vitet e Zlatanit

Ibrahimovic flet për 40 vitet e Zlatanit
(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Zlatan Ibrahimovic e ka festuar ditëlindjen e 40-të duke rikujtuar rrënjët e tij geto, lëndimet, trajnerët dhe lojtarët, të cilët i kanë ndryshuar karrierën dhe ka folur për arsyen pse nuk është akoma i gatshëm që të pensionohet.

Sulmuesi i Milanit ka lindur më 3 tetor të vitit 1981, ashtu që klubi ia festuar ditëlindjen me një shishe verë të po atij viti dhe një tortë të madhe në Milanello.

Veterani i futbollit ia ka dhuruar vetes një Ferrari me këtë rast, ndërsa në një intervistë të gjatë për Milan Channel ka shikuar në të kaluarën e tij.

“Ibrahimovici i të sotmes është shumë më i kompletuar, shumë më i qetë, por herë pas here jam sikurse Ibrahimovici i dikurshëm”.

‘Urime ditëlindjen Zlatanit’ – Ibrahimovic ia dhuron vetes një Ferrari
Lexo po ashtu ‘Urime ditëlindjen Zlatanit’ – Ibrahimovic ia dhuron vetes një Ferrari

“Kam më shumë përvojë, prandaj sillem ndryshe, meqë kam një rol tjetër, brenda dhe jashtë fushe. Nuk më duhet më të shpejtoj përmes gjërave të çmendura”.

“Mendoj se ka shumë nga getoja brenda meje, nëse jo e gjitha. Jam rritur në zona të tilla dhe ishte sikur parajsë për mua. Mund ta nxjerrësh djaloshin nga getoja, por jo geton nga djaloshi”, është shprehur ai.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Dëshira për t’u treguar të gjithëve se e kanë gabim, vazhdon të jetë qëllim i Zlatanit edhe tash në moshën 40 vjeçare.

“Kur njerëzit më thonë se jam i moshuar, vetëm më motivojnë që të bëj gjëra për të dëshmuar se nuk jam i tillë”, thekson Ibra.

Tutje shprehet se nuk pendohet për vendimet e të kaluarës dhe ka mësuar shumë nga lëndimi serioz i gjurit që thuajse ia përfundoi karrierën te Manchester Unitedi.

(Foto: Daily Record)

“Ai lëndim më forcoi shumë mendërisht. Angazhohesh në një mënyrë ndryshe, më statike, i zymtë dhe ngadalë, duhet të kesh durim dhe ta mbash tensionin nën kontroll”, është shprehur veterani.

Në vazhdim, Zlatan ka folur për kalimin e tij në Major League Soccer te LA Galaxy.

“Isha vetvetja që nga dita e parë dhe i dhashë më shumë futbollit amerikan sesa që më dhanë ata mua. Ata panë diçka që nuk kishin parë kurrë më herët, një personalitet që nuk ia kishte frikën asgjëje. Isha i gëzuar që isha vetvetja, për dallim nga amerikanët që dilnin rrotull të shoqëruar me 20 njerëz. Më mungon dielli paksa, por ky nuk është ndonjë problem në Milano”.

“Nuk mund të luaj ashtu siç kam luajtur para pesë vitesh, por më është dhënë një rol, ku mund ta ndihmoj skuadrën duke mos e dëmtuar nivelin tim të kondicionit. Dua të më trajtojnë si gjithë të tjerët në skuadër, gjithmonë jap 100 për qind, dhe ky është mentaliteti im. Nëse ke talent, por nuk e ke mentalitetin e duhur…”.

(Foto: TRT World)

Kur është kërkuar të thotë emrin e lojtarit që ka pasur më së shumti ndikim tek ai, Ibrahimovic e ka zgjedhur Patrick Vieira.

“Kam luajtur me më të mirët në botë, por ai që më ka bërë vërtet më të mirë ka qenë Vieira. Ai bënte presion, gjithmonë kërkonte më shumë. Stërvitej maksimalisht dhe unë i dëgjoja këshillat e tij. Kam luajtur me Ronaldinho, Messi, Xavi, Iniesta, Nedved, Pirlo, Gattuso…”.

(Foto: si.com)

“Fabio Capello është trajneri që më ka ndryshuar tërësisht. Ai kishte një filozofi ndryshe, ai më ndizte dhe më bënte copë-copë. Nuk mund ta kuptoja se çfarë donte nga unë. Një ditë më thoshte se isha më i miri, ditën tjetër se isha katastrofë”.

“Doja të dëshmoja se përkisja te Juve, ndërsa ai po lunte me mendjen time, por ajo përgjegjësi më bëri ky që jam sot. Asokohe, ishte sikur të isha në një lojë PlayStation, ishin shumë emra të mëdhenj. Tash marr respekt, nuk e kërkoj”.

(Foto: The Mirror)

Ibra është pyetur për të ardhmen e tij dhe çfarë planifikon të bëjë pasi të pensionohet nga futbollit aktiv.

“Fillimisht, duhet të luaj, pastaj mund të mendojmë për hapin e dytë. Nuk mendoj se kam arritur akoma atje, ende ndjej se jam më i miri nga të gjithë, mund të sjell rezultatet dhe t’i kënaq tifozët. Hapi i dytë varet nga klubi”.

“Kemi diçka të rëndësishme dhe ndryshe nga ajo që jam mësuar te Milani. Është një sfidë e madhe, por diçka që mund të shndërrohet në fantastikisht të kënaqshme”.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

“Ende nuk jam i kënaqur, dua të bëj më shumë. Kur të jem i kënaqur, atëherë do t’i them lamtumirë futbollit. Një futbollist duhet të jetë doemos i uritur. Dua të ec nëpër zjarr që të ndjehem i gjallë. Secili pasim, secila goditje, çdo energji që e transmetoj te bashkëlojtarët e mi, dua të jetë maksimumi, pa kufij”, ka theksuar Ibrahimovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori