LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Qeveria ua pezullon komunave 37.5 milionë euro

Ibrahimi: Qeveria ua pezullon komunave 37.5 milionë euro
Sazan Ibrahimi, ASK

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë rreth 37.5 milionë euro nuk do t’i barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës.

Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin tha se në bazë të Ligjit për Ndarje Buxhetore për Vitin 2023 në pikën 6 të nenit 9 për të hyrat vetanake të komunave thuhet që bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të LMFPP-së, duke ruajtur strukturën e shpenzimeve dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës.


“Kjo është hera e parë që një dispozitë e tillë parashihet me ligjin mbi ndarje buxhetore sepse viteve të kaluara është thënë që të hyrat vetanake mund të barten nga vitet fiskale paraprake e jo vetëm nga një vit paraprak”, tha ai.

“Kjo i bie që  komunave do t’ju barten të hyrat nga viti 2022 në vitin 2023 por assesi që të hyrat vetanake nga vitet paraprake, pra të vitit 2021 nuk do t’i barten komunave në vitin 2023. Me këtë rast rreth 37.5 milionë euro nuk do t’i barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë rast këto mjete të cilat janë të dedikuara për investime kapitale në përmirësimin e jetës së qytetarëve nuk do të mund të ndodhin. Zgjidhja e vetme e këtij problem është amandamentimi  i Ligjit për ndarje buxhetore ku pika 6 e nenit 9 do të ndryshohet dhe t’iu mundësohet komunave bartja e të hyrave vetanake edhe nga viti 2021”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori