LAJMI I FUNDIT:

Ibra me statujë në Stokholm

Ibra me statujë në Stokholm

Zlatan Ibrahimovic do të ketë një statujë të ngritur në Stokholm pasi u shpall lojtari i vitit në Suedi për herën e 10 radhazi

36 vjeçari e pranoi “Guldbollen”, apo topin e artë suedez të hënën në një ceremoni në Stokholm. Statuja do të vendoset jashtë Stokholm Friends Arena, ku Ibra shënoi 4 gola kundër Anglisë në vitin 2012.


“Është nder i madh për mua. Shumica e njerëzve nuk marrin një statujë deri pas vdekjes”, ka thënë

Suedezi e ka fituar çmimin çdo vit që nga viti 2007, gjithashtu doli i pari edhe në vitin 2005 para se të humbte në vitin 2006 nga ylli i Arsenalit Freddie Ljungberg, shkruan Rtv21.tv.

Ibrahimovic u pensionua nga futbolli kombëtar pas evropianit të vitit 2016. Ai ka shënuar 62 gola në 116 paraqitje për Suedinë.