Edhe pse nuk ka nisur afati kalimtar i janarit, Milani tashmë ka filluar të mendojë për transferimet e mundshme.

Për këtë është pyetur edhe Paolo Maldini, i cili së fundi është bërë pjesë e bordit të drejtorëve të klubit kuqezi.

Një nga emrat më të përfolur në ditët e fundit për një kalim të mundshëm te Milani janë Zlatan Ibrahimovic dhe Cesc Fabregas.

Diego Maradona dhe Paolo Maldini (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Fabregas dhe Ibra? Kemi disa ide”, ka thënë Maldini për Sky Sport Italia.

“Ne duam të bëjmë gjithçka të përfundojmë në top katërshe dhe pastaj të bëjmë blerje, por pavarësisht kësaj ne jemi të lumtur me skuadrën që kemi”.

Gjashtë klube që për pronar kanë ish-futbollistë me famë botërore   Gjashtë klube që për pronar kanë ish-futbollistë me famë botërore  

“Edhe ata që janë në skadim të kontratës janë duke nivel të lartë të profesionalizmit”, ka shtuar Maldini.

Aktualisht Milani renditet në vendin e katër në Serie A. /Telegrafi/