LAJMI I FUNDIT:

Hysni Gucati i nënshtrohet operacionit, djali i tij me dedikim emocional: Po hapet një plagë e lirisë ndër pranga e mbrapa qelisë

Hysni Gucati i nënshtrohet operacionit, djali i tij me dedikim emocional: Po hapet një plagë e lirisë ndër pranga e mbrapa qelisë

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati aktualisht është duke iu nënshtruar operimit në këmbën e tij.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar djali i tij, Musli Gucati.

“Po babi sot ka hy në operacion. Ende nuk ka përfunduar operacioni jemi në pritje”, ka thënë ai.

Gucati tutje në një postim në Facebook ka shkruar se pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi  sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërise, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje.

“Sot po kjo plagë po hapet për të 28  herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku. Po hapet një plagë e lirisë nder pranga e mbrapa qelisë.

E gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijët tu  që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje. Ne e dimë që ti do jesh i fortë së i tillë ke qenë gjithmonë e të tillë na ke mësuar të jemi edhe ne, i pa mposhtur e krenar”, ka shkruar Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL e UÇK-së.

Ai më tej ka shkruar se kjo plagë nuk do ta vras babin e tij, dhe se e preson që të vijë ashtu siç ka shkuar, çlirimtarë.

Kujtojmë se Hysni Gucati, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij viti, për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar. Ai u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori