LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Osmani, Kurti dhe opozita kanë dështuar t’i lexojnë si duhet zhvillimet gjeopolitike

Hyseni: Osmani, Kurti dhe opozita kanë dështuar t’i lexojnë si duhet zhvillimet gjeopolitike

Ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, i ka kritikuar krerët e shtetit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, duke thënë se nuk i kanë lexuar si duhet zhvillimet gjeopolitike.

Sipas tij, në këtë drejtim po ashtu, ka dështuar edhe opozita, duke e përmendur në veçanti PDK-në dhe LDK-në.


“Jo vetëm LDK por në rend të parë qeveria Kurti, dhe binomi Kurti – Osmani, por me gjasë edhe një pjesë e mirë e opozitës, gjatë vitit të fundit kanë dështuar keq që të lexojnë zhvillimet gjeopolitike. Një pjesë e opozitës, PDK dhe LDK”, ka thënë ai.

Për planin evropian, Hyseni tha se është propozuar vetëm për ta minuar çdo mundësi të përshkallëzimit të situatës në Kosovë.

Ai përsëri e ka akuzuar Osmanin dhe Kurtin, se kanë bërë gabime siç i ka quajtur amatoreske politike, duke e hequr nga tavolina njohjen e ndërsjellë.

“Kur them që kanë dështuar keq t’i lexojnë zhvillimet, janë duke i interpretuar në mënyrë të gabuar. Plani franko – gjerman është në tavolinë për të mbyllur çdo mundësi përshkallëzimi të situatës në Kosovë. Ky është interesi i vetëm dhe jetik i bashkësisë ndërkombëtare. Pas agresionit rus në Ukrainë, zhvillimet gjetiu politike, janë interpretuar gabimisht skajshmërisht nga Kurti dhe Osmani dhe në pajtim me këtë interpretim të gabuar të këtyre zhvillimeve, ata kanë bërë gabime amatoreske politike, me disa lojëra në veri, me eksperimentesh targash, teneqeve, në vend që  t’i japin kohë asaj që ishte dialog i përqendruar me njohje të ndërsjellë”, ka thënë ai.

Ai tha se e meta më e madhe e planit evropian është mungesa e njohjes së ndërsjellë, por që sipas tij plani në vetë është hap pozitiv në normalizimin e marrëdhënieve.

Hyseni u shpreh se plani i BE-së, është i domosdoshëm për Kosovën.

“Vetëm 10 muaj pas, tërheqja aq estetike, e shtëpisë së bardhë dhe e BE-së, nga formula do të ketë pajtim për çdo gjë vetëm atëherë për marrëveshje të përgjithshme me njohje të ndërsjellë, kanë bërë një hap prapa, tash pozicioni ndërkombëtar është se njohja duhet të pres. Mungesa e njohjes, si rrjedhim i negociatave dhe i një marrëveshje të përgjithshme, është e meta më e madhe e këtij plani. Kjo e bën këtë plan të mos jetë i përsosur, por një hap i domosdoshëm shumë i mirë që qon në drejtim të duhur”, ka deklaruar ai./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori