LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 6° partlycloudy_day

Hyseni: Në qasjen e re financiare, komuna shlyen 10 milionë borxhe të vjetra nga qeverisja e kaluar

Hyseni: Në qasjen e re financiare, komuna shlyen 10 milionë borxhe të vjetra nga qeverisja e kaluar

Komuna e Gjilanit njofton se me krijimin e një modeli të ri financiar, ka arritur të paguaj rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra nga 14 milionë sa ka lënë qeverisja e kaluar.

Përmes një komunikate për media, kryetari Hyseni thotë se borxhi i qeverisë së mëparshme arriti në 14 milionë, ndërkohë që sipas tij, ndau vetëm 5 milionë euro për t’i shlyer ato.

“Keq menaxhimi dhe mungesa e planifikimit bënë që ndër vite të paguhen miliona euro nga taksat e qytetarëve për shpenzime përmbarimore. Për shumë nga këto toka të shpronësuara, nuk kishte fare projekte”, tha Hyseni.


Ai theksoi se ndryshe nga kjo, qeverisja aktuale nën drejtimin e tij ka krijuar një model të ri të menaxhimit të taksave dhe parasë publike.

“Me një qasje të përgjegjshme financiare, kemi arritur të kufizojmë borxhet e reja në vetëm 700 mijë euro, ndërsa kemi shlyer rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se ky model i ri synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në përdorimin e fondeve publike, duke garantuar sipas tij, që taksat e qytetarëve të shpenzohen me kujdes dhe përgjegjësi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë gjetën sirianët në pallatet e Asadit në Damask? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE

Çfarë gjetën sirianët në pallatet e Asadit në Damask? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE

Imazhe që tregojnë se çfarë gjetën sirianët dhe si

Imazhe që tregojnë se çfarë gjetën sirianët dhe si "plaçkitën" pallatet e Asadit në Damask të Sirisë

Botë
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit

Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit

Azia
Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan

Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan

Kronika e Zezë
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Lajme
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit

Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit

Azia
Kalo në kategori