LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Shqipërisë i duhej kjo fitore

Hysaj: Shqipërisë i duhej kjo fitore
Elseid Hysaj (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur në udhëtim te Andorra, në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’.

Shqipëria fitoi me rezultat 3-0 dhe tash numëron tri pikë në Grupin H, pas dy ndeshjesh të zhvilluara.


Elseid Hysaj (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Na duhej shumë kjo fitore, për të ngritur moralin në skuadër, pasi kishim disa ndeshje që luanim mirë, por nuk po gjenim golin dhe rezultatet”.

Shqipëria merr fitoren e parë në eliminatoret për Kampionatin Evropian, mposht Andorrën si mysafir
Lexo po ashtu Shqipëria merr fitoren e parë në eliminatoret për Kampionatin Evropian, mposht Andorrën si mysafir

“Lufta për topin e parë, u zhvillua në mënyrë mjaft të mirë, pasi luanim ndaj një kundërshtari që mbrohej shumë dhe për më tepër në një terren të vështirë”.

“Mundohem gjithmonë t’i inkurajoj (bashkëlojtarët) duke u thënë që jemi bashkë dhe do t’ia dalim bashkë gjithmonë”, citon Top Channel fjalët e Hysajt.