LAJMI I FUNDIT:

Hysaj flet për përballjen me Francën, përurimin e stadiumit të ri dhe shumëçka tjetër  

Hysaj flet për përballjen me Francën, përurimin e stadiumit të ri dhe shumëçka tjetër  

Kapiteni Elseid Hysaj foli i pari në konferencën për shtyp për Francës, sfidë që do të përurojë stadiumin e ri, “Air Albania”. Kapiteni kuqezi nuk pret dhurata nga Franca, por beson se duke luajtur me zemër Shqipëria mund t’ia dalë përballë kampionëve të botës.

Të motivuar ndaj Francës: “Besoj që ne do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër”.


E vështirë ndaj Griezmann-Mbappe: Do të jetë ndeshje me e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë si Griezmaan, Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë.

Licencohet “Arena Kombëtare” edhe nga UEFA, Shqipëri-Francë do të zhvillohet në Tiranë
Lexo po ashtu Licencohet “Arena Kombëtare” edhe nga UEFA, Shqipëri-Francë do të zhvillohet në Tiranë

Francesco Totti në stadium: Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmoje tifozëria. Pastaj që do jetë Totti apo lojtarë të Romës, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e Napolit dua të rikuperojë vendin tim aty dhe pastaj të shohim.

Dhuratë nga Franca?: Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore. Profesionistët janë gati të marrin pikët dhe të fitojë, miqësore apo ndeshje zyrtare. Duhet të jemi me mentalitet më të fortë. Kemi treguar se dimë të luajmë dhe jemi të fortë. Nuk jemi si më parë që vraponim në fushë. Kemi treguar se dimë të luajmë duhet të kemi besim , ashtu si Moldavia që pati dhe rastet e veta ndaj Francës. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë më besim.

Shqipëri me zemër: Ne prapë luajmë me zemër por me Rejën po bëjmë një lojë që luajmë mirë. Filmi më kujtoi disa çaste që nuk i kam ndjerë në fushë dhe të gjitha stadiumet ishin kuq. Rastet me Serbinë na bënë të na bëhej mishi kokrra.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregon pamjet fantastike nga stadiumi i ri Kombëtar
Lexo po ashtu Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregon pamjet fantastike nga stadiumi i ri Kombëtar

Përurimi i stadiumit: Do të jetë një ndeshje e veçantë. Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr. Është stadium për skuadra të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Do mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe me një rezultat.

Hysaj kapiten: Ndeshja me Andorrën ishte ndeshje për t’u harruar. Si kapiten ndihem shumë mirë, ndihem gati të japë 120%. Dhe çunat i shikoj në sy se çfarë ndjenjë kanë të luajnë atë ndeshje. Po të jemi të qetë dhe të mos kemi frik nga kampionët ne do të kemi rastet tona, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori