LAJMI I FUNDIT:

Hungaria do të ndjekë qëndrimin e Turqisë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Hungaria do të ndjekë qëndrimin e Turqisë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Diplomatët më të lartë të Turqisë dhe Hungarisë zhvilluan konsultime të rregullta lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO, tha ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Ai tha se nëse do të ketë ndryshim në qëndrimin e Turqisë dhe Hungarisë, Suedia do të bëhet pjesë e aleancën së NATO-s, raporton reuters.


Suedia dhe Finlanda braktisën mos angazhimin ushtarak dhe aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës. Finlanda u bashkua zyrtarisht me bllokun në muajin prill.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se Turqia ngurron ta lejojë Suedinë të bëhet pjesë e NATO-s dhe u bëri thirrje suedezëve të përmbushin detyrimet sipas një marrëveshjeje që u arrit në Madrid, ku do të trajtohen shqetësimet e Ankarasë të sigurisë.

Turqia ka vonuar miratimin përfundimtar të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj demonstratave anti-islamike si dhe ndaj entiteteve terroriste.

Përveç kësaj, në ditën e parë të Kurban Bajramit, policia suedeze lejoi djegien e Kuranit para një xhamie në qendër të Stokholmit.

Edhe pse kryeministri suedez tha të premten se kryeministri, Viktor Orbán e kishte siguruar atë se Budapesti nuk do ta vononte pranimin e vendit nordik në NATO, parlamenti i Hungarisë nuk e vuri ratifikimin në rendin e ditës gjatë kësaj jave para pushimit veror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori