LAJMI I FUNDIT:

Humbin jetën gjashtë persona dhe 800 tjerë lëndohen nga dy tërmetet e tjera që goditën mbrëmë Turqinë

Humbin jetën gjashtë persona dhe 800 tjerë lëndohen nga dy tërmetet e tjera që goditën mbrëmë Turqinë

Në provincën Hatay të Turqisë mbrëmë është dridhur sërish toka – përkatësisht bëhet fjalë për dy tërmete tjera.

Njëri kishte fuqi shkatërruese prej 6.4 magnitudë, kurse tjetri 5.8, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona, transmeton Telegrafi.


Tre persona humbën jetën në momentin kur tentuan të dalin nga ndërtesa e dëmtuar katërkatëshe, e ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë kufomat e tyre nën rrënoja.

Gruaja që vdiq shkaku i tërmeteve në Turqi, duke se kishte kohë të shkruante një ‘testament’ nën rrënoja - zbulohet shënimi që la për familjarët
Lexo po ashtu Gruaja që vdiq shkaku i tërmeteve në Turqi, duke se kishte kohë të shkruante një ‘testament’ nën rrënoja - zbulohet shënimi që la për familjarët

Nga këto tërmete janë lënduar 800 ku 18 prej tyre janë me lëndime më të rëndë. Tërmetet janë ndjerë në 10 provinca që ishin goditur shumë më rëndë dy javë më parë, kurse videot amatore shfaqin qytetarët e kapluar nga paniku duke ikur.

Sipas dëshmitarëve okularë, në atë provincë janë shkatërruar disa ndërtesa të larta e dridhjet janë ndjerë në Siri, Egjipt, Irak, Palestinë e Jordani.

Jugu i Turqisë prej më shumë se dyjavësh nuk po gjen qetësi nga tërmetet që vazhdimisht po e godasin, duke ua vështirësuar punën ekipeve të shpëtimit.

Madje nga tërmetet në Turqi, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe mbi një milion janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori