LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që vdiq shkaku i tërmeteve në Turqi, duke se kishte kohë të shkruante një ‘testament’ nën rrënoja – zbulohet shënimi që la për familjarët

Gruaja që vdiq shkaku i tërmeteve në Turqi, duke se kishte kohë të shkruante një ‘testament’ nën rrënoja – zbulohet shënimi që la për familjarët

Turqia është goditur prej dy tërmeteve me magnitudë  7.7 dhe 7.6 ballësh të Rihterit duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Një grua duket se ka pasur kohë edhe të shkruante një “testament”, i cili u gjet nën rrënojat e një ndërtese në Antakya të Hatayt.


Pamje të reja të tërmetit në Turqi - dy persona ikin në momentin e fundit para se ndërtesa të shembet
Lexo po ashtu Pamje të reja të tërmetit në Turqi - dy persona ikin në momentin e fundit para se ndërtesa të shembet

Gruaja me emrin Ayşegul Çin, e cila humbi jetën pas shembjes së një ndërtese, la një shënim për familjarët e saj, raporton t24.com.tr.

“Në rast se më ndodh diçka, gjithçka që gjendet në këtë çantë i takon nënës sime. Unë dua që ajo t’i përdorë ato për haxh dhe umre”, kishte lënë një shënim ajo. Fatkeqësisht, nëna e saj, gjithashtu ka vdekur në të njëjtën vend nën gërmadha.

Doli duke pirë duhan nga gërmadhat, turku tregon se si mbijetoi për tre ditë
Lexo po ashtu Doli duke pirë duhan nga gërmadhat, turku tregon se si mbijetoi për tre ditë

Ekipet e kërkim-shpëtimit ia dorëzuan arin që nxorën nga rrënojat dhe disa valuta të huaja, Huseyin Çinit, vëllait të Ayşegulit.

“Ari do të shkojë për fëmijët e vëllait tim”, tha Huseyin, i cili tha se edhe vëllai i saj ka ndërruar jetë në të njëjtin vend ku i vdiq motra dhe nëna.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar 41156 persona të vdekur ndërsa raportohet se numri pritet të rritet pasi ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndalur operacionet e tyre. /Telegrafi/