LAJMI I FUNDIT:

Doli duke pirë duhan nga gërmadhat, turku tregon se si mbijetoi për tre ditë

Doli duke pirë duhan nga gërmadhat, turku tregon se si mbijetoi për tre ditë

Turqia është goditur prej dy tërmeteve të fuqishme duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Soner Tugtekin ishte një ndër personat e shumtë që u shpëtua prej gërmadhave. Në momentin që po nxirrej prej rrënojave, ai kishte në gojë një cigare.


I mbijetuari i qytetit të Adiyamanit ka folur për herë të parë për mediat turke duke treguar se si mbijetoi, raporton t24.com.tr.

“Unë kisha vetëm duhan dhe 1.5 litër ujë me veti. Duke pirë shumë cigare, gazi i shkrepëses më mbaroi. E kam zgjidhur problemin e zjarrit duke shfrytëzuar bateritë e telekomandës. Kabllot e saja i përplasja dhe ndizja cigaren”, tha ai.

Duke thënë se u përpoq të mbijetonte me ujë dhe duhan për tre ditë, Tugtekin deklaroi se “ne po kërkonim ndihmë. Kur erdhi përgjigja, fillova t’i ndez cigaret njëra pas tjetrës. Prandaj kisha një cigare në dorë kur dola. Nuk doja të shkoja në spital sepse nuk doja të largohesha nga Hatixheja. Fjeta në trotuar dhe prita derisa e nxorën prej rrënojave trupin e pajetë të bashkëshortes sime”, tha ai.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 35 mijë viktima ndërsa raportohet se shumë të tjerë janë nën gërmadha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori