LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën piloti i helikopterit që u përplas në kulmin e ndërtesës në New York (Video)

Humb jetën piloti i helikopterit që u përplas në kulmin e ndërtesës në New York (Video)

Piloti i helikopterit që u përplas në kulmin e një ndërtese të lartë në Manhattan të New Yorkut, ka humbur jetën ka konfirmuar policia e këtij qyteti.

Ekipet emergjente i janë përgjigjur incidentit që ndodhi në 787 Senventh Avenue. E pamjet amatore të filmuara me telefon të mençur, shfaqin tymin duke dalë nga kati i 54-të i ndërtesës, derisa policia ka urdhëruar evakuimin për shkaqe sigurie, transmeton Telegrafi.


Emri i pilotit që ka humbur jetën nuk është zbuluar, e autoritetet kompetente nuk janë deklaruar nëse edhe ndonjë person tjetër ishte në helikopter në ato momente.

Helikopteri përplaset në një ndërtesë në New York, deshi të zbret në kulm (Video)
Lexo po ashtu Helikopteri përplaset në një ndërtesë në New York, deshi të zbret në kulm (Video)

Megjithatë ajo çfarë ende nuk dihet është se kush është pronari i helikopterit dhe pse është munduar të zbret në kulmin e kësaj ndërtese, që madje nuk ka as “helipad” pistë për  aterrim.

Dëshmitarët kanë pranuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe më pas një zjarr në maje të ndërtesës. E guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka deklaruar se nuk ka indikacione që përplasja e helikopterit ishte bërë me qëllim.

Gjithashtu raportohet se objekti gjigant nuk ka pësuar dëme të mëdha sa i përket strukturës së çeliktë. /Telegrafi/