Humb jetën një kamionist nga Maqedonia në Kroaci


Një vozitës i një kamioni me tabela të Maqedonisë ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në autostradën A3 në Kroaci.
Siç bëjnë të ditur nga portali "index.hr", kamioni është ndeshur me një autobus nga Bosnja dhe Hercegovina, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Autoritete kroate njoftuan se vozitësi i kamionit ka humbur jetë, ndërsa në autobus ka 10-15 udhëtarë të lënduar.
Po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































