LAJMI I FUNDIT:

Hovenier uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Hovenier uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Këtë urim ambasadori Hovenier e bëri përmes një statusi në rrjetin social në Twitter.


“Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Hovenier në Twitter. /Telegrafi/