LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Mesazhi i O’Brien ka qenë shumë i qartë – dinari ka ndikuar në raportet me Kosovën

Hovenier: Mesazhi i O’Brien ka qenë shumë i qartë – dinari ka ndikuar në raportet me Kosovën
Foto: Arkiv

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur sërish për Rregulloren e BQK-së, dhe çështjen e ndalimit të dinarit.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se mesazhi i SHBA-ve ka qenë i qartë për këtë çështje.


“Sekretari James O’Brien foli për këtë çështje këtë javë dhe mesazhi i tij ishte shumë i qartë, mesazhi im ishte qartë. Ambasadorja jonë në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield gjithashtu ka qenë mjaft e qartë. Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime shumë domethënëse për mënyrën se si po zbatohet kjo rregullore. Ne i kemi ngritur këto shqetësime edhe në publik dhe i kemi ngritur edhe në privat”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka shtuar se “ne nuk e sfidojmë nevojën që Kosova të rregullojë sektorin e saj financiar. As nuk sfidojmë nevojën që të ndërmarrë veprime për të reduktuar rrezikun e krimeve financiare, përfshirë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Ne kërkuam nga qeveria që të shtyjë zbatimin e kësaj rregulloreje”.

Ambasadori amerikan: Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me ne
Lexo po ashtu Ambasadori amerikan: Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me ne

Ambasadori tutje ka shtuar se kanë kërkuar dy gjëra.

“Së pari, duhet të ekzistojë një procedurë që Serbia të transferojë fondet në përputhje me rregulloren e bankës qendrore, por që plotëson standardet dhe praktikat evropiane të qeverisjes së mirë. Vendosja e kësaj procedure duhet të diskutohet në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne presim që Kosova dhe Sebria të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë.
Së dyti, ndërkohë që po punohet për vendosjen e këtij procesi afatgjatë, duhet të ekzistojnë dispozita të përkohshme, që e lejojnë Serbinë të vazhdojë të ofrojë fonde për shërbimet e nevojshme sociale, kjo përfshin pagesat e përfitimeve sociale si pensionet dhe pagesat për prindërit e vetëm. Deri tani nuk kemi parë asnjë përpjekje”, tha Hovenier.

Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se ndihmës-sekretari i Shtetit, James O’Brien, shprehu keqardhje që Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kësaj kërkese të SHBA-së.

“O’Brien e bëri të qartë se nëse Qeveria e Kosovës nuk na konsideron partnere, as ne nuk do ta konsiderojmë të tillë. Kam dëgjuar në intervista se kjo situatë nuk ndikuar në marrëdhëniet tona. Dua të jem i qartë, thjesht nuk është e vërtetë. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”, ka deklaruar Hovenier. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori