LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Përgjegjësi e madhe të jesh djali i Ukshin Hotit (Video)

Hoti: Përgjegjësi e madhe të jesh djali i Ukshin Hotit (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se është përgjegjësi e madhe të jetë djali i Ukshin Hotit.

Ai ka theksuar se gjithmonë ka marrë përkrahje nga qytetarët dhe se është munduar që të mos devijojë nga rruga e drejtë.


“Si me qenë pa një krah. Nëna e ka luajtur edhe rolin e babait, është munduar më të gjithë forcën e saj që me na rrit, që mos me vërejt mungesën e babait. Por, normalisht vendin e babait nuk e zë askush. Me ka mungu gjithmonë, kam pasur respekt nga të gjithë qytetarët deri sa kam hy në politikë dhe pastaj ka ndryshuar. Por, para kësaj, respekti që më ka dhënë populli i Kosovës më ka bërë mua që të ndihem mirë, dhe të mos devijoj nga rruga e babait, nga rruga e drejtë. Ka qenë përgjegjësi e madhe që të jem djali i Ukshin Hotit, sepse ke qenë gjithmonë në sy të tjerëve, nuk ke mundur të jesh vetvetja sikur adoleshent”, thotë, ai teksa tregon se është të rritesh pa babanë.

Hoti tha se pa ndihmën e babait nuk do të kishte mundur të bëhet deputet.

Ai tha se ka vendosur të merret me politikë, sepse dëshiron të vazhdojë kontributin e familjes për atdhe.

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti gjatë intervistës për Telegrafin

Ukshin Hoti ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteteve armiqësore kundër  ish-Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës, ai ishte dënuar me 5 vjet burg. Ndërsa me 16 maj të vitit 199 ishte liruar nga burgu i Dubraves, pas daljes së tij nga burgu, ishte zhdukur nga policia serbe dhe që nga atëherë nuk dihet asgjë për të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori