LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Koalicioni i “punëve të mëdha” asnjë fjalë për paralizimin e arsimit dhe të shëndetësisë

Hoti: Koalicioni i “punëve të mëdha” asnjë fjalë për paralizimin e arsimit dhe të shëndetësisë

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se ka frikë që do të vazhdojë avazi i vitit të kaluar, kur të gjitha seancat e sesionit vjeshtor  kanë mbetur të hapura.

Hoti tha se ka frikë që me qëllim po krijohet tendencë që të zhagiten çështjet me interes në Kuvendin e Kosovës.


Ai tha se në këtë mbledhje, kryetari i Kuvendit as nuk e shqyrtoi çështjen e krizës në arsim e shëndetësi, etj.

“Kryesia e Kuvendit sot e caktoi seancën e re. Por, asnjë fjalë nga koalicioni i ‘punëve të mëdha’ PAN lidhur me paralizimin e arsimit dhe të shëndetësisë. Rreth 360 mijë nxënës nuk kanë nisur mësimin. Mijëra pacientë janë në pritje të trajtimit shëndetësor për shkak të grevës së mjekëve. Shërbyesit civilë kanë paralajmëruar grevë. Minatorët e Trepçës shprehin vërejtje për punësimet pa konkurs”, shkruan Hoti.

Sipas tij, për këtë gjendje koalicioni i “punëve të mëdha” PAN nuk merr përgjegjësi.

“Mashtrimet elektorale iu kanë dalë sheshit. Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Vendimi i Qeverisë për rritje të pagave për kabinetin qeveritar duhet të anulohet, sepse bie në kundërshtim me ligjin për financat publike dhe paraqet konflikt të interesit sipas vendimit të Agjencisë Antikorrupsion. Ligji për paga duhet të ri-shkruhet në konsultim të ngushtë me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët dhe inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë”, tha ai.

Hoti ka folur sërish për Ekipin negociator, duke thënë se nuk e përfaqëson askënd.

“Ne jemi duke dhënë kontributin tonë, nuk jemi duke qëndruar anash…Jemi duke e mbikëqyrur procesin…”, tha ai.

Shefi i GP-së së LDK-së duke komentuar vizitën e Putinit në Serbi dhe deklaratat e liderëve serbë tha se sjellja e tyre nuk është për çudi pasi janë të orientuar më shumë nga lindja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori