LAJMI I FUNDIT:

Hoti në raportimin e tij në Kuvend: Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën

Hoti në raportimin e tij në Kuvend: Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur raportimin e tij në Kuvendin e Kosovës, lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti ka thënë se dialogu Kosovë –Serbi ka rifilluar pas 20 muajsh, teksa ka ripërsëritur se nuk do të ketë dialog teknik, transmeton Telegrafi.


“Detyrimi për përfaqësimin tim në dialog buron nga kushtetuta. E para integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, Tërësia e territorit të Kosovës është premisa thelbësore e Republikës së Kosovës, Organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket sepse si i tillë garanton organizimin e pushteteve, Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën”, u shpreh Hoti gjatë raportimit të tij.

Kryeministri ka thënë se në dialog nuk do të bisedohet për integritetin territorial të Kosovës.

“Dua ta konfirmoj edhe një herë se për Qeverinë e Kosovës dhe për mua si kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik. Të gjitha takimet në ditët në vijim do të jenë vetëm për draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Unë e kam përgjegjësinë në këtë proces, unë do ju mbajë të informuar gjatë gjithë kohës për çdo gjë dhe do të jem llogaridhënës. Por, unë nuk do të rri duarkryq dhe as nuk do te qahem para jush, për teori konspirative me harta e thika për ndarje të territorit. Do t’i ushtrojë autorizimet mija kushtetuese pa interferim nga askush”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka thënë se për një muaj qeverisje kanë kthyer Kosovën pranë miqve të tyre, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori