LAJMI I FUNDIT:

Hoti, nga bjeshkët e Rugovës: Të promovojmë turizmin malor të Kosovës

Hoti, nga bjeshkët e Rugovës: Të promovojmë turizmin malor të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot Komunën e Pejës si dhe bujtinat turistike në fshatrat Drelaj, Shkrel dhe Stankaj të kësaj Komune.

Kryeministri Hoti bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar fillimisht është pritur nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ku kanë diskutuar për bashëkrendimin e aktiviteteve dhe për të ndërtuar strukturat e nevojshme për të luftuar pandeminë dhe për të ndarë opinionet e tyre se si do të jenë të përfshira komunat në fondin për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit tani më prej 384 milionë euro,

Hoti kq bërë të ditur se pas kësaj do të vazhdojnë bashkë me ecje në bjeshkët e Rugovës si formë e promovimit të turizmit malor.

Via Ferrata, Zip Line dhe ura Tibetiane – përjetojeni adrenalinën më të madhe në Pejë!
Lexo po ashtu Via Ferrata, Zip Line dhe ura Tibetiane – përjetojeni adrenalinën më të madhe në Pejë!

Siç u shpreh kryeministri Hoti, sivjet për shkak të pandemisë dhe kushteve në të cilat po e zhvillojmë aktivitetin janë shumë më specifike duke shtuar se pret që sivjet njerëzit të shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi të turizmit malor dhe se Peja është vendi kryesor në Kosovë që e ofron këtë mundësi.

“Do të shkojmë nga një bujtinë në bujtinën tjetër për të promovuar resurset malore të Rugovës edhe për të biseduar, edhe me pronarët e atyre bujtinave për mbështetjen që duhet t’iu japim atyre për të gjallëruar aktivitetin ekonomik në bjeshkët e Rugovës”, theksoi kryeministri Hoti.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se pati nderin të kishte sot në vizitë kryeministrin Hoti me zëvëndëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrat Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Besian Mustafa, ku e njoftuan atë për gjendjen aktuale në Komunën e Pejës, me sfidën që po përballen me virusin corona dhe me problemet ekonomike që i ka Komuna e Pejës dhe bizneset që operojnë në këtë komunë.

Kryeministri Hoti gjatë vizitave të disa prej bujtinave turistike në Komunën e Pejës, pasi i ka përgëzuar pronarët e tyre për mikpritjen, tha se sot kanë dalë për dy qëllime në komunën e Pejës. “t’i ftojnë të gjithë qytetarët që ta vizitojnë këtë vend dhe ta tregojnë qasjen e tyre që do të kenë si mbështetje për 87 bujtinat e Komunës së Pejës, ku është bërë një punë e madhe që gjithë këto bjeshkë janë vendosur në hartën evropiane të turizmit malor”.

“Sivjet kanë përjetuar kohë jo shumë të favorshme nga ata 65 mijë vizitorë që kanë pasur vitin e kaluar, sivjet kanë pasur shumë më pak, por unë shpresoj që tash e tutje të kthejmë vizitat, të kthehet turizmi, të kthehet aktiviteti ekonomik në këtë pjesë. Ne sot do të vizitojmë disa bujtina dhe do t’ju bëjmë të qartë pronarëve të këtyre bujtinave, mikpritësve të Bjeshkëve të Rugovës se do t’u qëndrojmë afër me planin tonë për rimëkëmbje ekonomike”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri deklaroi po ashtu se bashkë me Kryetarin e Pejës tanimë e kanë një qasje të detajuar se si do ta rimëkëmbin ekonominë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori