LAJMI I FUNDIT:

Via Ferrata, Zip Line dhe ura Tibetiane – përjetojeni adrenalinën më të madhe në Pejë!

Via Ferrata, Zip Line dhe ura Tibetiane – përjetojeni adrenalinën më të madhe në Pejë!

Në vendin më piktoresk të Kosovës, në Rugovën e bukur të Pejës, pak kilometra larg qendrës së qytetit, Shoqata e Alpinistëve “Marimangat” me plot dashuri, punë e zell ka ndërtuar aventurat më me adrenalinë, duke ju ofruar vendasve e turistëve një eksperiencë të paharrueshme me aktivitetet sportive që i organizojnë.

Me qëllim të zhvillimit të turizmit duke ofruar atraksione, adrenalinë e zbavitje në ajrin e pastër dhe pamjen piktoreske të Rugovës, “Marimangat” kanë ndërtuar aktivitet sportive si:

Via Ferrata
– Ura Tibetiane
– Zip Line

Çka është “Via Ferrata” dhe çfarë ju ofron?

Via Ferrata, që në gjuhën italiane do të thotë “shteg i hekurt”, është shteg i siguruar me një fije të çeliktë dhe shkalla të siguruara në shkëmb, që u mundëson bjeshkatarëve të ngjiten në vende të cilat deri atëherë kanë mundur të shkojnë vetëm alpinistët më të trajnuar. Është një sistem që është zhvilluar për çështje të mbrojtjes gjatë luftës së parë Botërore në Itali dhe Austri e që më vonë është kthyer në sport dhe atraksion turistik.

Organizata “Marimangat” i kanë ndërtuar në Rugovë gjithsej tri versione të Via Ferrata-s, të cilat janë:

Via Ferrata “Ari” (Gjatësia 450 metra/ ngjitje 1 ore e 30min. / ecje 30-40 min. Total 2.30-3.00 min)

– Via Ferrata “MAT” (Gjatësia 500 metra/ ngjitje 1 orë e 30 min. / ecje 10 min. Total 1.40 min)

– Via Ferrata “MARIMANGAT” (Gjatësia 1 km./ ngjitje 4 orë e 30 min. / ecje 30 min. Total 5 orë)

Duke i provuar këto aktivitete me kolegë, shoqëri apo familjarë, ju do të mahniteni nga bukuritë natyrale të Rugovës teksa trupi ju mbushet me adrenalinë për t’u siguruar se çdo sekondë do të jetë i paharrueshëm gjatë tërë jetës!

Via Ferrata “MARIMANGAT” është ndërtuar e fundit dhe rrjedhimisht më e vështira dhe më e gjata. Si e tillë, përveç se është aktiviteti që ju mbush me më së shumti adrenalinë në Kosovë, po ashtu ju ofron edhe pamje mbresëlënëse gjatë ngjitjes kur 1,000 metra poshtë juve nuk ka gjë tjetër pos lumit e shkëmbinjve e lart jush vetëm qielli!

Çka është “Ura Tibetiane” dhe çfarë ju ofron?

Kjo urë që po ashtu gjendet në Grykën e Rugovës është 41 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë mbi lumin që kalon poshtë. Ura e lidhë rrugën kryesore të bjeshkëve të Rugovës me shkëmbinjtë malorë.

Gjatë kalimit në këtë urë, ju do të jeni të lidhur me rrip të sigurisë, por kjo aspak nuk jua largon emocionet e papërshkrueshme që do t’i përjetoni me çdo hap që e qitni.

Ura i ka gjithsej 81 shkallë dhe shërben si urëlidhëse me fillimin e shtegut të Via Ferrata 3 (Marimangat).

Çka është “Zip Line” dhe çfarë ju ofron?

Çdo qytetar i Kosovës dhe çdo turist patjetër se duhet ta provojë këtë aktivitet!

Me “Zip Line” që gjendet në Rugovë të Pejës, e ku lidhen me litarin e hekurt 2 kodra njëra me tjetrën, ju mund të fluturoni si shqiponjë.

Ky Zip Line është më i gjati në regjion, me një gjatësi prej 650 metrave ku për një minutë ju do ta keni pamjen më të mirë mbi Grykën e Rugovës.

Sa janë të sigurta këto aktivitete?

Ndonëse mund t’ju duken të rrezikshme e drithëruese, të gjitha këto aktivitete janë ndërtuar me standardet më të larta botërore dhe me sigurinë maksimale. Madje, për sigurinë e tyre edhe janë certifikuar nga organizata të ndryshme botërore për siguri.

Veç kësaj, secili prej aktiviteteve të lartcekura monitorohet e kontrollohet rregullisht për t’u siguruar që çdo gjë është në rregull.

Se siguria është maksimale e dëshmon edhe fakti se, ndonëse ka shumë vite prej kur janë ndërtuar, deri më tani nuk ekziston as edhe një aksident më i vogël!

Si mund t’i provoni këto aktivitete?

Të gjitha këto aktivitete kërkojnë pajisje adekuate dhe guida profesionale.

Kompania “Balkan Natural Adventure”, e themeluar nga Nol Krasniqi dhe Virtyt Gacaferri, duhet kontaktuar për një përvojë sa më profesionale e unike gjatë provimit të aktiviteteve të ndryshme.

Kompania është e krijuar për ta balancuar më të mirën: çmimin dhe kualitetin; kulturën dhe natyrën; kënaqësinë dhe aventurën.

Për të kontaktuar me Balkan Nature Adventure dhe për të marr më shumë informacione rreth çdo aktiviteti që dëshironi ta provoni, kontaktoni në:

Web: www.bnadventure.com
E-mail:
info@bnadventure.com
Nr. tel (Viber & WhatsApp): +383 49 661 105
Facebook:
Balkan Natural Adventure
Instagram:
bn_adventure

Me çfarë u xhiruan këto aktivitete?

Sa i përket pajisjeve, Gjirafa50 e ka mbështetur këtë aktivitet duke ofruar për xhirim pajisjet si më poshtë:

– Go Pro 7

– Dronin “DJI MAVIC 2 Pro”

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori