Shefi i ekzekutivit të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka filluar të bie, e që për këtë u zotua se ka pasur rritje të efiktivitetit të masave.
Kryeministri Hoti tha se luftimi i pandemisë mbetet prioritet për qeverinë që ai udhëheq.
Ai u zotua se kanë filluar përgatitjet që të sigurojnë edhe 100 mijë teste serologjike, në rast se do të ketë valë të dytë të përhapjes së pandemisë Covid-19.
“Me gjasë po fillojmë një valë të dytë të pandemisa. Vlerësimet e ekspertëve shëndetësore thonë se mbyllja e tërësishme e njerëzve e ka parandaluar përhapjen e Covidit në mënyrë artificiale. Ne po bëhemi gati për numër shumë të madh të testimeve serologjike dhe virologjike”, ka thënë Hoti.
Ai tha se sapo të miratohet buxheti në Kuvendin e Kosovës do të procedohen edhe masat tjera të pakos fiskale dhe do të kompletohen pagesat.
“Ne presim që nëse nuk thellohet pandemia do të përmbyllim vitin me 2.3 rënie të ekonomisë në vend… ne presim që këtë vit dhe të ardhshmin të mobilizojmë 1.2 miliardë euro fonde”, ka shtuar Hoti, gjatë debatit të organizuar nga Instituti Riinvest ku po prezantohet raporti “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”.
Alban Hashani nga Instituti Riinvest tha se ky raport synon që të kontribuojë në një debat në lidhje që të gjenden forma se si të dilet nga kjo krizë ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Për shkak të shume faktorëve pako fiskale nuk është zbatuar tërësisht gjë që nuk ka e ka arritur efektin e saj. Situata epidiomologjike dhe për pasojë edhe ajo ekonomike po vërehen edhe në këtë tre mujorë. Nëse programi për rimëkëmbje ekonomike rishikohet tkurrja ekonomike mund të frenohet. Ndikimet e deritanishme në ekonomi janë të mëdha, sidomos në mungesë të shitjeve”, tha ai.
Muhamet Mustafa nga Riinvest tha se ky raport tenton të sjell në epiqendër preokupimet e bizneseve gjatë kësaj kohe. Ai ka treguar se janë intervistuar 35 biznese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur