LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ministria e Financave është në finalizim të pakos fiskale 2.0

Hoti: Ministria e Financave është në finalizim të pakos fiskale 2.0
????????????????????????????????????

Ministria e Financave pas konsultimeve të vazhdueshme me komunitetin e biznesit ka arritur drejtë fazës finale të finalizimit të pakos së re fiskale 2.0. Këtë e ka bërë ët ditur ministri Avdulla Hoti gjatë konferencës “Dialogun për Investime” i organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian.

“Bashkërisht me Petrol Koksin ne kemi liruar edhe disa produkte tjera që përdoren në procesin e prodhimit me ç ‘rast kemi përmbushur edhe një obligim ndërkombëtar, në kuadër të Komunitetit të Energjisë, anëtare e të cilit është Kosova”, shtoi Ministri Hoti.


Ai gjithashtu bëri të ditur se Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka adresuar edhe çështjen e Evaporimit të naftës dhe si rezultat është përfshirë si masë e veçantë në pakon fiskale 2.0, ku do të trajtohet njohja e humbjeve edhe për produktet tjera.

Ministri Avdullah Hoti po ashtu theksoi se Ministria e Financave ka trajtuar edhe formën e tatimimit të kompanive të sigurimeve dhe kjo do të adresohet gjithashtu si masë e veçantë në pakon fiskale 2.0.

Ministri Hoti, me këtë rast prezantoi progresin e arritur në Ministrinë e Financave, ku theksoi se me reformat e pakos së parë fiskale janë bërë përmirësime të shumta në ambientin e të bërit biznes. Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Financave është në finalizim të pakos së re fiskale 2.0, e cila përmban një sërë masash, të cilat kanë ardhur si rezultat i kërkesave të bizneseve, gjatë komunikimeve dhe takimeve të organizuara me ta. Këto reforma do të përmirësojnë në masë të madhe ambientin e të bërit biznes. /Telegrafi/