Trazirat e kohëve të fundit në Hong Kong kanë shkaktuar ndikime negative mbi ekonominë e rajonit.
Në një konferencë të shtypi, sekretari për Transportin dhe Strehimin, Chen Fan, tha se që nga fundi i korrikut të këtij viti, aeroporti u ndikua disa herë nga grumbullimet masive, duke dëmtuar rëndë menaxhimin e tij si një nyjë e rëndësishme e aviacionit ndërkombëtar.
“Fama ndërkombëtare, aviacioni, turizmi, tregtia dhe logjistika e Hong Kongut u dëmtuan seriozisht. Nga 1 deri më 21 gusht, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hong-Kongut u bënë 4.16 milionë udhëtime individuale ose 540 mijë më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një ulje 11 për qind. Edhe vëllimi i transportit të mallrave u ul me 14 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018”, tha Fan.
Ndërsa, sekretari për Tregtinë e Zhvillimin Ekonomik, Qiu Tenghua, bëri të ditur se gjithsej 31 vende kanë lëshuar paralajmërim për shtetasit e tyre që dëshirojnë të shkojnë në Hong Kong për turizëm dhe se kohët e fundit numri i turistëve u ul ndjeshëm.
“Sipas shifrave të fundit, nga 15 deri në 20 gusht, numri i turistëve u ul 49.6 për qind. Domethënë, pavarësisht nga cili vend vijnë turistët, numri i tyre në përgjithësi ra me 50 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që është ulja më e madhe gjatë viteve të fundit. Kjo na shqetëson shumë”, tha Tenhua.
Përveç ndikimit negativ për sektorin e turizmit edhe hotelet e Hong Kongut patën një ulje deri 40 për qind, madje në një pjesë të tyre mbetën më shumë se 50 për qind e dhomave të lira. Sektori i shitjes me pakicë, sipas të dhënave të Shoqatës së Shitjes me Pakicë, është ulur me 50 për qind në gusht. Shumë kompani të huaja janë të shqetësuara nga trazirat në Hong Kong dhe po i kushtojnë vëmendje të madhe zhvillimit të gjendjes aty. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën