LAJMI I FUNDIT:

“Honda CRX Si” e vitit 1990 shitet për 38 mijë euro

“Honda CRX Si” e vitit 1990 shitet për 38 mijë euro

Nëse paraprakisht keni informata për makinat e viteve 90-ta, atëherë Honda CRX nuk ka nevojë për prezantim.

Makina sportive kompakte në formë të çuditshme, ishte relativisht e suksesshme gjatë kohës së saj, duke arritur kulmin në mbi 60,000 njësi të shitura në vitin 1986.

Sot, ka një numër njësish të përdorura të Honda CRX që mund t’i blini. Njëra prej tyre me sa duket u shit 38 mijë euro në Bring a Trailer, transmeton Telegrafi.

Për një makinë japoneze jo ekzotike 30-vjeçare, kjo është mjaft shumë. Një kërkim i shpejtë në Google tregon CRX-at e përdorura që shiten nga 4,700 euro deri në 14,200 euro, në varësi të gjendjes.

Honda CRX Si e vitit 1990 e shitur nuk është aq në gjendje të mirë sa njësia prej 16 kilometrave nga Portugalia. Makina tashmë kishte rreth 19 mijë kilometra, plus ka defekte me bojë në kapakun mbrapa makinës dhe në derën e djathtë dhe një gërvishtje në njërën prej rrotave. Megjithatë, vjen me një raport pa aksidente, mes tjerash dhe informacione rreth historisë së makinës.

Vlen të përmendet se fituesi i ankandit për këtë Rio Red Honda CRX është pronari i tretë, derisa pronari i parë e kishte pasur deri në vitin 2018, kur këtë vit ishte blerë nga i dyti. /Telegrafi/