LAJMI I FUNDIT:

Holstein Kiel, klubi që kërkon Bundesligën, por që nuk ka stadium për këtë nivel – Ndeshja play-off me Wolfsburgun do të jetë historike për ta

Holstein Kiel, klubi që kërkon Bundesligën, por që nuk ka stadium për këtë nivel – Ndeshja play-off me Wolfsburgun do të jetë historike për ta
Foto: imago

Me një stadium shumë të vogël për Bundesligë, Holstein Kiel po ndjek ëndrrën që këtë sezon që po vije të luajë në nivelin më të lartë për herë të parë. 

Pesë vite pasi erdhën nga divizioni i katërt, dhe vetëm vitin e shkuar nga i tretit, klubi nga veriu i Gjermanisë, por përjeton një ëndërr.


“Është diçka speciale, diçka historike”, thotë trajneri i skuadrës, Markus Anfang.

“Është e mundur natyrisht, jemi në garë, dhe do të japim gjithçka që ta arrijmë”.

Festa në një ndeshje (FOTO: imago / DeFodi)

Nëse dëshiron të futet në elitën e futbollit gjerman, Kiel, duhet ta mposht një klub të madh si Wolfsburg, në dy përballje.

Të enjten zhvillohet ndeshja e parë, ndërsa pas katër ditësh zhvillohet ndeshja tjetër.

Nëse Kiel arrin të kalojë, do ta ketë shumë të vështirë, pasi që rregullorja thotë duhet të kesh stadium.

Holstein-Stadium ka 10,000 ulëse dhe është shumë i vogël për ndeshjet e Bundesligës.

Trajneri Markus Anfang (Foto: Gettyimages / Eibner)

Bundesliga kërkon stadium me më së paku 15,000 tifozë në divizionin më të lartë, ku 8,000 duhet të jenë ulëse.

Drejtori i klubit, Wolfgang Schwenke, beson që mund ta marrin dritën e gjelbër që të luajnë në shtëpi.

Tifozët e Kiel duken të vendosur dhe duan ta shohin ndeshjen. Qyteti ka 250,000 banorë.

Kanë kaluar shumë vite kur një skuadër futbolli nga qyteti Schleswig-Holstein, ka fituar tituj kombëtarë.

Stadiumi (Foto: Jan Huebner)

Në vitet 1910 deri më 1930, klubi fitoi gjashtë tituj kampionati në  Gjermaninë  Veriore.

Ata kanë vetëm një titull kombëtar, kur fituan në vitin 1912.

Të dytit e kishin mbyllur në vitet 1910 dhe në vitin 1930, ndërsa nuk është në elitë që nga viti 1965.

Këtë sezon, Kiel ka avantazh ndaj Wolfsburgut pasi e përfundoi e treta në divizionin e dytë.

Wolfsburg shmangu zbritjen automatike nga Bundesliga me një fitore 4-1 ndaj Kolnit tashmë të larguar, fitorja e saj e parë në katër ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori