Mediat kanë njoftuar kohët e fundit se çifti hollivudian ka vendosur të kurorëzojnë lidhjen me martesë.

Sipas revistës së njohur “OK”, Katie Holmes dhe Jamie Foxx kohët e fundit u martuan në fshehtësi.

Revista thotë gjithashtu se aktori i kishte kërkuar aktores që të festonte ditëlindjen e saj të dyzet me nënën e saj. Fox ishte duke kërkuar një dekret martese prej nënës së 40-vjeçares.

Çifti është takuar për një kohë të gjatë, sepse Holmes pas shkurorëzimit nga Tom Cruise nënshkroi një kontratë me të se nuk do të hyjnë në ndonjë marrëdhënie dashurie për pesë vjet.

Ceremonia e martesës thuhet se u mbajt në Paris sepse çifti romancën dhe puthjen e parë e shkëmbyen në “qytetin e dashurisë”.

Ka pasuri prej miliona dollarë, por Katie Holmes bënë jetë modeste dhe udhëton me metro Ka pasuri prej miliona dollarë, por Katie Holmes bënë jetë modeste dhe udhëton me metro

“Ata kanë dy kujtime të bukura që i lidhin ata në këtë qytet dhe menduan se ishte vendi i duhur për t’u martuar. Ata kishin një martesë magjike”, tha burimi për OK.

Ndryshe, Keith dhe Foxx janë duke punuar ndaras në projekte të ndryshime të filmave që do të mund t’i shohim gjatë muajve të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegraf/