LAJMI I FUNDIT:

Holanda habit vendet tjera evropiane, porosit qytetarët: Nuk është dëshmuar efikasiteti i maskave, nuk jeni të obliguar t’i bartni

Holanda habit vendet tjera evropiane, porosit qytetarët: Nuk është dëshmuar efikasiteti i maskave, nuk jeni të obliguar t’i bartni

Qeveria holandeze ka bërë të ditur se nuk do t’i propozojë qytetarëve të bartin maska mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, duke theksuar se efikasiteti i tyre nuk është dëshmuar, shkruan Reuters.

Në vend të kësaj, qeveria do të kërkojë nga qytetarët të respektojnë më shumë masën tjetër – distancën sociale fizike, pasi që numri i të infektuarve me COVID-19 është në rritje në këtë vend, ka bërë të ditur ministrja holandeze e Shëndetësisë, Tamara van Ark, transmeton Telegrafi.

“Shikuar nga perspektiva mjekësore nuk është dëshmuar efikasiteti i maskave, për këtë kabineti ka vendosur që të mos ketë ndonjë obligim sa i përket bartjes së maskave jomedicinale”, ka shtuar ministrja holandeze pas analizimit të raportit të Institutit të Shëndetit Publik.

Ky vend është në kundërshtim të plotë me vendet tjera evropiane, që e kanë bërë të obligueshme bartjen e maskave në hapësira të mbyllura por edhe në ato të hapura.

Kreu i Institutit Kombëtar për Shëndet në Holandë, Jaap van Dissel, ka deklaruar se disa studime tregojnë se maskat ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit, por sipas tij nuk është diçka bindëse se do të ndihmojë epideminë aktuale që ka prekur Holandën.

Japp van Dissel gjithashtu theksoi se bartja e maskës në mënyrë jo të duhur si dhe mos respektimi i distancës sociale fizike, do të rriste rrezikun e përhapjes së virusit.

Kujtojmë që bartja e maskave në Holandë aktualisht aplikohet vetëm në transportin publik dhe aeroporte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori