LAJMI I FUNDIT:

Hoeness kërcënon Gjermaninë: Nuk ua lejojmë lojtarët nëse Ter Stegen bëhet numër 1 i kombëtares

Hoeness kërcënon Gjermaninë: Nuk ua lejojmë lojtarët nëse Ter Stegen bëhet numër 1 i kombëtares

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka paralajmëruar se klubi bavarez nuk do t’i dërgojë lojtarët e tyre në kombëtaren gjermane, nëse Marc-Andre ter Stegen zë vendin e Manuel Neuer si numër 1 në portën e Die Mannschaft.

Neuer nuk është vetëm numri 1, ​​por ai është gjithashtu kapiteni i Gjermanisë, megjithatë Ter Stegen ka qenë shumë i hapur në dëshirën e tij për të luajtur më shumë për kombëtaren e tij pasi paraqitjeve brilante me Barcelonën.


Sidoqoftë, Hoeness ka vazhduar të mbrojë portierin e Bayernit, Neuer, teksa fjalët e tij janë përshkruar si kërcënim ndaj drejtuesve të kombëtares.

Hoeness: Neuer është numri 1 ​​i Gjermanisë, Ter Stegen flet sikur t'i ketë fituar 17 Kupa të Botës
Lexo po ashtu Hoeness: Neuer është numri 1 ​​i Gjermanisë, Ter Stegen flet sikur t'i ketë fituar 17 Kupa të Botës

“Ne nuk do të pranojmë asnjë ndryshim”, ka thënë fillimisht Hoeness për Sport Bild.

“Nëse kjo ndodh, ne nuk do t’i dërgojmë lojtarët e Bayernit në ekipin kombëtar”.

Hoeness ka thënë që Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe Joachim Low duhet ta informojnë Ter Stegen se ai nuk duhet të bëjë deklarata publike si ato që ai ka bërë.

Megjithatë, menaxheri i përgjithshëm i Gjermanisë, Oliver Bierhoff nuk shqetësohet nga kërcënimi i Hoeness.

“Një klub është i detyruar nga statutet e FIFA -s të heqë dorë nga lojtarët e tyre,” tha ai.

Hoeness u pyet nëse do të kërkonte dialog me Low, por ai nuk mendon se është e nevojshme.

“Ai regjistron ato që ne themi në çdo rast dhe tashmë duhet të ketë veshë të kuq”, përfundoi Hoeness. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori