LAJMI I FUNDIT:

Historitë e tetë foto-lajmeve më ikonike të luftërave (Foto)

Historitë e tetë foto-lajmeve më ikonike të luftërave (Foto)

Fotografia e parë që njihet, është ajo e shkrepur nga Zhozef Bisfor Niepce, në vitin 1826 ose 1827, që kap pamjen nga dritarja e shtëpisë në zonën Burgundi të Francës.

Në vitin 1839, në Paris u fotografua personi i parë, një lustrues këpucësh në bulevardin Temple.


Por vetëm Metju Bredi është ai që e bëri fotografinë si mjet historik e gazetaresk.

Ai është babai i fotogazetarisë, pasi bëri foton e parë që dokumentoi luftën, duke kapur trupat e ushtarëve amerikanë të vdekur gjatë luftës civile.

Fotoja u përhap për të treguar mizoritë e luftës, dhe që atëherë janë bërë shumë të tjera. Këto janë tetë më ikoniket, dhe historitë që i rrethojnë.

Të vdekurit e Antietamit, 1862. Ushtarët amerikanë, të vdekur pas një beteje të Luftës Civile. Është hera e parë që ushtarët fotografohen në fushëbetejë.
Djali i Varshavës, një hebre në kryeqytetin polak, ngre duart përpara ushtarëve nazistë, duke treguar kështu tmerrin e holokaustit.
Ngritja e flamurit në Ivo Xhima, 1945. Gjashtë pjesëtarë të marinës amerikane vendosin flamurin amerikan në Ivo Xhima të Japonisë, duke u kthyer në një nga fotot më ikonike të L2B. Gjysma e këtyre ushtarëve vdiqën në betejë.
Ngritja e flamurit sovjetik pas betejës së Berlinit, që shënoi rënien e Gjermanisë naziste. Fotoja u shkrep më 2 maj, 1945, nga fotografi Jevgjeni Kaldei.
Ekzekutimi i Saigonit, 1968. Gjenerali i Vietnamit të Jugut, Nguyen Ngoc Loan, shef i Policisë Kombëtare, vrau oficerin Vietkopng, Nguyen Van Lem. Fotoja u përdor nga demonstruesit kundër luftës.
Vajza e Napalmit, 1972. Fotoja tregon fëmijë nga jugu i Vietnamit që vrapojnë të tmerruar pasi një avion hodhi gabimisht bomba me napalm mbi civilët. Vajza i kishte hequr rrobat sepse i kishin marrë flakë dhe është me lëkurë të djegur. Vajza bërtiste “Po vdes. Është shumë nxehtë”. Fotoja u bë ikonike për tmerret e luftës në Vietnam.
Xhozef Duo, një komandant nga Liberia, me forcat pro-qeveritare, hidhet me gëzim pasi lëshon një granatë kundër forcave rebele në urën më strategjike. Fotoja është shkrepur më 20 Korrik, 2003, Monrovia, Liberi.
Vajza irakiane në kufi, 2005. Kris Hondros kapi foton e një vajze 5 vjeçare pasi ushtarët amerikanë i kishin vrarë padashur prindërit në një postbllok, në qytetin Tal-Afar të Irakut. Fotoja u përhap në mediat e gjithë botës dhe e detyroi ushtrinë amerikane të ndryshonte mënyrën se si vepronte në postblloqe. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori