LAJMI I FUNDIT:

Historia e Halloweenit – si ka filluar gjithçka?

Historia e Halloweenit – si ka filluar gjithçka?

Halloweeni është festë e cila mbahet çdo vit me 31 tetor.

Tradita e kësaj feste ka origjinën në festivalin antik çeltik të Samhainit, ku njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin kostume për t’i mbajtur larg fantazmat, transmeton Telegrafi.


Çeltikët, të cilët kishin jetuar para 2,000 viteve, kryesisht në zonën që tani njihet si Irlandë, por edhe në Francë, e kishin festuar vitin e ri me 1 nëntor.

Kjo ditë e kishte shënuar fundin e verës dhe fillimin e dimrit të ftohtë e të errët, periudhë e vitit e cila shpeshherë ishte ndërlidhur me vdekje të njerëzve.

Çeltikët kishin besuar se një natë para vitit të ri, kufiri mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve mjegulloset. Natën e 31 tetorit e kishin festuar Samhainin, ku kishin besuar se fantazmat e të vdekurve riktheheshin në tokë.

Në shekullin e tetë, Papa Gregory III e kishte dizajnuar 1 nëntorin si kohë për t’i nderuar të gjithë shenjtorët.

Shumë shpejt, Dita e Të Gjithë Shenjtorëve kishte filluar t’i inkorporonte disa tradita nga festivali Samhain.

Nata para kësaj dite ishte njohur si Dita në Prag të Shenjtërit, dhe më vonë si Halloween.

Me kalimin e viteve, Halloween ka evoluar në një ditë me aktivitete si shpërndarja e bonboneve, organizimi i ahengjeve, veshja e kostumeve, etj.

Halloweeni në Amerikë

Festimi i Halloweenit ka qenë shumë i kufizuar në Anglinë e kolonizuar, por ka qenë më i zakonshëm në Maryland dhe në kolonitë jugore.

Me kohën kishte filluar të krijohej versioni amerikan i Halloweenit. Festiemt e para kishin përfshirë ahengje me lojëra, ndarje të historive, këndim, vallëzim, etj.

Në mes të shekullit 19-të, festivalet vjetore të vjeshtës kishin qenë të zakonshme, por Halloweeni ende nuk festohej anembanë vendit.

Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, Amerika ishte mbushur me emigrantë të rinj. Këta emigrantë, e posaçërisht miliona irlandezë, kishin ndihmuar ta popullarizonin festën e Halloweenit.

Sot, amerikanët i shpenzojnë rreth 6 miliardë dollarë në vit për festën e Halloweenit, duke e bërë atë festën e dytë më të madhe komerciale pas Krishtlindjeve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori