LAJMI I FUNDIT:

Historia e Hakim Ziyech: Një personalitet i fortë dhe lider i Ajaxit

Historia e Hakim Ziyech: Një personalitet i fortë dhe lider i Ajaxit

Hakim ka lindur në Dronten, por është një nga shumë fëmijët holandezë, të cilët megjithëse kanë lindur në Evropë, kanë origjinë marokene. Si 11-vjeçar, tërhoqi vëmendjen e skuadrës së Heerenveenit duke luajtur në kategoritë më të ulëta të klubit të tij të lindjes, ASC Dronten.

Së shpejti do të debutonte me ekipin e parë, vetëm 19 vjeç, me një mit si Marco van Basten. Në ndeshjen e parë si profesionist, në një kualifikues të Ligës së Evropës kundër Rapid Bukureshtit, ai pati një asistim. Por kjo nuk ishte asgjë deri në sezonin e ardhshëm, kur filloi të shfaqej rregullisht në formacionin startues të Heerenveenit.


Në atë sezon, 2013-14, ai ishte në gjendje të bënte 11 gola dhe 10 asistime në 36 ndeshje. Në moshën 20-vjeçare, ai realizoi një gol në çdo dy ndeshje. Si mund të jetë ndryshe, pos të bie në vëmendjen e të gjithave klubeve holandeze. Dhe këtu u paraqit sfida e parë serioze.

Nga njëra anë, oferta e Feyenoordit. Ata i ofruan një pagë më të lartë, një vend në krahun e majtë të De Kuip. Në anën tjetër, oferta e Twentes. Një skuadër që nuk e kishte shkëlqimin e vitit 2010.

Kjo ishte hera e parë që tregoi personalitetin e tij të fortë, por nuk do të ishte e vetmja. Në 2015-16, Twente nuk filloi fare mirë. Pas katër ndeshjeve të para në Eredivisie, ekipi kishte arritur vetëm një pikë në barazimin 1-1 në vizitën e tyre në Groningen. Menaxhmenti vendosi se duhej të ndryshonte trajneri.

Alfred Schreuder (pjesë e stafit aktual teknik të Ten Hag) ishte që besoi te Hakimi që nga fillimi. Ai e bindi atë të nënshkruante për Twenten, i dha atij shiritin e kapitenit. Ziych donte të largohej nga klubi pas këtij shkarkimi, por nuk kishte kohë dhe duhej të qëndronte. Duke qenë një lojtar kyç në ekip dhe deri atëbotë ishte lojtari më i mirë i sezonit në Holandë me 10 gola dhe 5 asistime në 17 ndeshje, erdhën pushimet e Krishtlindjeve.

“Schreuder është një trajner i pabesueshëm, i ndershëm dhe besnik. Ai tha se do të jetë në gjendje të më vendosë në formacionin startues dhe e bëri. Ai e di saktësisht se si t’i trajtoj lojtarët, Guardiola apo Mourinho nuk do të kishin bërë më mirë dhe është shkarkuar. Gjërat janë bërë shumë më keq që atëherë”, kishte thënë marokeni.

Këto deklarata kundërthënëse e bëri të humbte shiritin e kapitenit. Në afatin kalimtar të dimrit, me një ekip të zhytur në një krizë të jashtëzakonshme financiare dhe sportive, gjithçka u parashikua të largohej nga Twente për të bërë kërcim madh në karrierë.

Dhe ofertat nuk mungonin. Ekipet si Sampdoria, Hannover dhe Hoffenheim ishin të interesuar për lojtarin maroken. Por ai i hodhi poshtë të gjitha. Gjithashtu në verën e vitit 2014 u bë e qartë se për të gjëja më e rëndësishme nuk ishte paraja, nuk ishte nënshkrimi për një ekip më të mirë në të cilën do luante në pozicionin e tij të preferuar. Edhe nëse duhet të refuzojë paratë.

Në vitin 2015, Danny Blind dëshironte ta thërriste për të luajtur me Holandën. Por për shkak të një dëmtimi, Ziyech nuk mundi të bëjë debutimin me ekipin kombëtar. Në tetor, trajneri maroken Zaki Badou e thirri për ndeshjet miqësore kundër Bregut të Fildishtë dhe Guineas. Ziych, sigurisht, pranoi. “Unë vetëm dua të luaj, nuk e flas gjuhën, por e di prejardhjen time”, Hakimi e justifikoi zgjedhjen e tij.

Karakter i pastër i lojtari ishte më së shumti që ndikoi në reagimin e tifozëve të Ajaxit pas humbjes 3-0 kundër PSV-së. Me kthimin e tyre në Amsterdam, disa tifozë prisnin që autobusi të arrinte dhe të ballafaqoheshin direkt me lojtarët. Ziyech ishte një prej atyre që zbriti për tu ballafaquar me fansat. Që nga ajo ditë, ai fshiu të gjitha fotot që lidhen me Ajaxin nga rrjetet e tij sociale dhe, ende sot, ende nuk e publikon asnjë.

Ditët e tija në Ajax ishin të numëruara, askush nuk priste që të vazhdonte edhe për një vit tjetër në Holandë. Ai tashmë kërkoi një destinacion të ri gjatë verës, por as klubi, as ndonjë klub tjetër nuk iu ofruan (ai ishte shumë afër Romës). Por, ai pranoi të kthehej dhe të ishte pjesë e 22 lojtarëve.

Se kishte marrë një vendim të mirë, gjithçka është parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Ai përcakton stilin e lojës, si revolucionarizuar i talentuar. Klubi që do ta transferon gjatë verës, duhet ta dijë se po nënshkruan me një personalitet të fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Ligue 1
As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Premier League
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Kalo në kategori